Formula 1

F1″BOTËRORI 2019″/ Prezantohet makina Ferrari “SF-90”, ja pse është vënë ky emër… (FOTO)

Paraditen e sotme është bërë prezantimi i makinës Ferrari, një prej njëvendësheve pretendente për titullin kampion vitin 2019 të Formula 1. “Misioni fitore”, është ky emri që drejtuesit e “kokëkuqes” i kanë vënë makinës së re SF-90 (Scuderia Ferrari 90).  Numri 90 është vendosur me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Ferrarit.

Makina e re i është përshtatur ndryshimeve në rregullore, me një pjesë të përparme më të ulët dhe ngjyra e makinës është tërësisht e kuqe, me disa shigjeta të zeza në pjesën e pasme dhe të poshtme të saj. Këtë vit, makina do të pilotohet nga veterani Sebastian Vettel dhe një i ri i talentuar si Charles Leclerc.

Ndryshime edhe në stafin drejtues, pasi tani në krye të Ferrarit është Mattia Binotto, njeriu që do të udhëheqë “kokëkuqen” drejt rikthimit në majën e këtij sporti. “Ndryshimet janë bërë dhe kemi vijuar projektin e nisur një vit më parë, duke patur një makinë më të fuqishme. Besojmë shumë te puna e bërë dhe se do të vijnë rezultatet”, tha Binotto.

Natyrisht që vëmendja është te Sebastian Vettel, në sezonin e tij të pestë me “kokëkuqen”, por në kërkim të titullit të parë me Ferrarin. “Ky është një sezon i rëndësishëm, ku objektivi është vetëm fitorja. Nuk ka më vend për dështime apo gabime dhe besoj se me ndihmën e të gjithëve do t’ia dalim mbanë të realizojmë objektivat”, tha Vettel.

Related posts

FORMULA 1/ Sebastian Vettel do të largohet nga Ferrari në fund të sezonit

Delo.autor

FORMULA 1 NË “KAOS”/ Pista me më shumë tifozë rrezikon të largohet nga Botërori

Delo.autor

FORMULA 1/ Tifozë me short, Spanja hap dyert për 1000 spektatorë

Delo.autor

Leave a Comment