Futboll Sport

JASHTË SKUADRE PËR 15 MUAJ/ Sulmuesi francez kërkon nga PSG-ja dëmshpërblim prej…

Hatem Ben Arfa i është drejtuar rrugëve ligjore për të marrë një dëmshpërblim prej 8 milionë euro nga PSG me arsyetimin se e kanë penguar të tregojë aftësitë e tij, duke e lënë jashtë skuadre për 15 muaj.

Sulmuesi francez luajti ndeshjen e tij të fundit për PSG kundër Avranches në Coupe de France më 5 prill 2017 dhe nuk u aktivizua më në asnjë ndeshje zyrtare. Deri në debutimin e tij te Rennes shtatorin e kaluar, në të cilin ai shënoi në fitoren 2-1 në Europa League ndaj Jablonec.

31-vjeçari, u përjashtua nga skuadra pasi në një takim me Emirin e Katarit në Paris tha një koment që nuk i pëlqeu presidentit Nasser Al-Khealifi.

“Ben Arfa si çdo lojtar futbolli, erdhi tek Emiri dhe i tha: ‘Unë jam i lumtur t’ju flas, sepse i kam dërguar disa mesazhe presidentit dhe ai nuk mu përgjigj”, kjo shaka nuk i ka pëlqyer presidentit dhe mori atë masë drastike.

Një pjesë e rëndësishme e kontratës së tij ishte e kushtëzuar nga performanca e tij në fushë. Pra, ai është penguar në mënyrë efektive për të marrë pjesë dhe për të qenë në gjendje të përmbushë kontratën e tij, tha avokati Jean-Jacques Bertrand në një intervistë të transmetuar nga Sky Sports.

Related posts

RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

Sadik.Autor

Neymar, Salah dhe Cristiano, Zidane ka një përgjigje për të gjithë

Sadik.Autor

ASLLANI SHIHET LARG INTERIT/ Talenti kuqezi përfundon në radarët e klubit të Serie A

F.autor

Leave a Comment