Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ INTERIT/ Trajneri Stefano Pioli: Është skuadra më në formë, por ne…

Stefano Pioli, trajneri i Fiorentina-s, ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen që do të luajë kundër Inter-it të dielën në mbrëmje. Këto kanë qenë deklaratat e tij:

“Jemi të vetëdijshëm për cilësitë që kemi, por edhe për vështirësitë që na presin. Inter është skuadra më në formë në Itali, por ne duhet të luajmë siç dimë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, jo për atë që vjen më mbrapa (kundër Atalanta-s në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, 27 shkurt)”.

“Jemi në gjendje të luajmë dy ndeshje në pak ditë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në të tretën. Është e rëndësishme që të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion. Vetëm Mirallas dhe Pezzella nuk janë në gjendje të luajnë”.

“Icardi? Dinamikat brenda një skuadre ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet të jesh gati të ndërhysh. Gjithsesi, unë nuk mund të gjykoj atë që mund të ndodhë tek Inter-i, duke parë se e kam të vështirë të di se çfarë do të ndodhë mes nesh. Spalletti? Luciano është i aftë dhe ka drejtuar gjithmonë ekipe më të forta se të miat”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Interes i jashtëzakonshëm, ja numri i biletave të shitura 1 ditë para super sfidës

Delo.autor

Tifozët e Hamburg kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe shokët e tij

Q.Autor

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Bruno Dita: E ardhmja ime tek Skënderbeu, gjoba e klubit dhe objektivi për titullin kampion (INTERVISTA)

Delo.autor

Leave a Comment