Futboll Sport

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

E vërtetë, çështja Ikardi-Inter për shiritin e kapitenit ka një garniturë ekstreme dhe për të gjetur episode të ngjashme në klube të tjera në të kaluarën është disi e vështirë. Gjithsesi, bota e futbollit është aq e gjerë dhe e gjatë, sa evente të tilla ka pasur, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Madje, nëse bëjmë disa hapa prapa ndër vite, kjo temë nuk është diçka e re, qoftë për Spaletin, ashtu sikurse për Interin, por le të hymë më në detaje.

RANOKIA – I graduar kapiten i Interit prej jetëgjatësisë (vesh ngjyrat zikaltër prej janarit 2011), Ranokia e sheh botën që t’i shembet mbi kohë, teksa në fillimin e sezonit 2015-2016 sheh klubin që të vendosë t’i heqë shiritin dhe t’ia dhurojë atë Mauro Ikardit. Ky degradim bën që lojtari të hyjë në një fazë depresioni, mbeti shumë keq, aq sa kërkon edhe që të largohet në huazim, në janar të 2016-ës, te skuadra e Sampdorias. Gjithsesi, pas zhgradimit, në korrik, me mbërritjen e Roberto Mançinit, mbrojtësi Ranokia rikthehet në bazë.

SPALETI DHE DE ROSI – Data, 23 gusht 2016. Sapo kishte përfunduar Roma-Porto 0-3 dhe verdhekuqtë eliminohen në “play-off”-et e Ligës së Kampioneve. De Rosi, në atë ndeshje, humb toruan dhe përjashtohet me karton të kuq. Skuadra zhytet, eliminohet dhe pas këtij gjesti klubi vendos që t’i heqë shiritin e kapitenit (më saktë edhe të zëvendëskapitenit, pasi ai i takonte Totit, por edhe me Françeskon Spaleti kishte bërë sherr). Gjithsesi, ky vendim ishte vetëm i përkohshëm, pasi brenda një muaji De Rosi kërkon falje, shlyen fajin dhe riveshi sërish shiritin e kapitenit.

XHANINI – Mbetemi sërish në Romë, shkurt 1992. Otavio Bianki është trajneri i skuadrës, ndërsa Xhanini lideri i skuadrës në fushë. Mes trajnerit dhe “Princit të Romës” shpërthen një debat i ashpër, që dërgon në krisjen totale. Bianki vendos t’i heqë Xhaninit shiritin e kapitenit dhe ia dhuron atë Rudi Fëlerit. Ky vendim vlen për të gjithë sezonit, por çështja çon edhe në një sherr personal mes Xhaninit dhe Fëlerit.

KROJFI DHE AJAKSI – Edhe legjendat e topit kalojnë nga dallga e zhgradimit. Është kjo, ajo me të cilën është përballur edhe as më shumë e as më pak se Johan Krojf, ikona e futbollit holandez dhe botëror, kur gjatë sezonit 1972-1973, zgjedhjet brenda dhomave të zhveshjes japin një vendim bombastik: kapiteni i skuadrës nuk do të ishte më ai që në maj të vitit 1973 do të kurorëzohej tri herë kampion Europe. Krojfi, edhe pse jo si kapiten, do të ngrinte në qiell të tretën Kupë Kampionesh, dy muaj më vonë do të bënte valixhet me destinacion Barcelonën, ku do të vazhdonte të shkruante kapituj të historisë së tij.

TERRI DHE KAPELO – “Pas një reflektimi të gjatë kam vendosur se kapiten i Kombëtares angleze nuk duhet të jetë më Xhon Terri, por Rio Ferdinand”. Me këto fjalë, Fabio Kapelo zhgradon nga detyra e kapitenit të Anglisë mbrojtësin e Çelsit, në vigjilje të Botërorit të Afrikës së Jugut. Ky vendim erdhi pas presionit popullor, si rrjedhojë e akuzave për racizëm që përfshinë Xhon Terrin.

NEJMAR, VAJTJE-ARDHJE – Ndryshe në metodologji dhe vendimmarrje ishte historia e Nejmarit me shiritin e kapitenit, duke qenë se ishte vetë lojtari që zgjodhi të heqë dorë prej tij, pas fitimit të medaljes së artë në Olimpiadën 2016, i vetmi trofe që i mungonte Kombëtares së Brazilit. “Ky shirit është i vështirë për t’u suportuar. Nuk do ta mbaj më kurrë”. Por vjen vjeshta e vitit 2018 dhe trajneri i Brazilit, Tite, kërkon që Nejmari të rikthehet të veshë shiritin: “Kam mësuar shumë nga e kaluara dhe kam vendosur që ta pranoj. Besoj se shiriti do të jetë diçka pozitive për mua”, deklaronte Nejmar.

Te lidhura

FOTOT/ Modelja Christine nderon ditën e “Shën Valentinit”

Këngëtarja e njohur bën sherr me një grua në mes të lokalit, i hedh sallatën në kokë

Motra e Encës merr dhuratën marramendëse nga Kuba: Me dashuri… (VIDEO)

Dita e të dashuruarve i gjen larg njëri-tjetrit, por Keisi ka një dedikim të veçantë për Stresin (FOTO)

Françeska Jaçe prezanton të dashurin për herë të parë (FOTO)

Related posts

KAP SKEDINË HUMBJEN E SHQIPËRISË/ Kosta Grillo “godet” sërish: Si e parashikova ndeshjen me kardashët

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Shtatë gola që në pjesën e parë, Laçi pa mëshirë ndaj…

Isa.Autor

“AJO ËSHTË TERSI”/ Tifozët të Arsenalit kërkojnë që Kim Kardashian të mos lejohet të hyjë më në stadiumin “Emirates”

F.autor

Leave a Comment