Futboll Premier League Sport

JO VETËM RONALDO/ Ky është ylli i madh portugez që po shkëlqen

Cristiano Ronaldo sigurisht është lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave, mirëpo këtë edicion, është një tjetër portugez që po tregon formë tejet të lartë.

Ylli i Manchester City, Bernardo Silva, ka fituar një vend të paprekshëm në formacionin e Pep Guardiolas.

Guardiola asnjëherë nuk lëshon lëvdata për një lojtar, pa pasur edhe disa sugjerime për ta, por e njëjta situatë nuk ka qenë më Bernardon.

Spanjoli ka pasur vetëm fjalë të mira për mesfushorin e tij, dhe e ka cilësuar atë si një nga lojtarët me talentin më të madh që ai ka punuar me ta.

“Ai ka absolutisht gjithçka. Në dhomën e zhveshjes ai është lojtari që është më i dashuri në skuadër” ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ai është një nga më të talentuarit që unë kam parë. Ai është kënaqësi. Ai është i jashtëzakonshëm. E dua atë” ka thënë Pep ndër të tjerash.

Bernardo Silva këtë edicion ka luajtur si zëvendësues i belgut Kevin De Bruyne, por me paraqitjet e tij ai ka bindur trajnerin dhe tashmë ka fituar një vend në formacionin bazë.

Silva aktualisht është një nga lojtarët më të mirë në Premierligë, duke vrapuar distanca të mëdha në fushë, duke bërë driblime dhe asistime të jashtëzakonshme.

Related posts

ZGJEDHJET E “FECFOOT”/ Samuel Eto’o garon për president, bën dy premtime të bujshme

Delo.autor

Real Madrid ia bën pagën 30 mln euro Ronaldos

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Po shkëlqen me PSG-në, ja e ardhmja e Florenc…

Delo.autor

Leave a Comment