Futboll Sport

KA PUNUAR ME TË DY/ Braziliani tregon diferencat mes Guardiolës dhe Zidane

Ish-lojtari i Real Madridit, Danilo, foli për “Daily Mirror” me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që do të luhet mes Manchester City dhe Schalke 04. Ai e vuri në dukje kompeticionin kryesor kontinental si objektivin kryesor të “qytetarëve” për këtë sezon. Braziliani, gjithashtu, krahasoi përvojat e tij me trajnerët Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola, dy nga më të mirët në botë në këtë rol, për të cilët thotë se “është e pamundur të zgjedhësh njërin”.

Danilo është, së bashku me Bravo, i vetmi lojtar në skuadrën e Manchester City, që ka fituar Ligën e Kampionëve. Përvoja e tij mund të jetë një vlerë e shtuar për “qytetarët”, që ta fitojnë Champions-in. Guardiola ka pranuar kohët e fundit se arritja në gjysmëfinale të Champions-it do të ishte një rezultat i mirë këtë sezon, por Danilo siguron se të gjithë kanë synime më ambicioze se kaq: “Liga e Kampionëve është shumë interesante për ne. Kemi biseduar në lidhje me të, do të përpiqemi të bëjmë të papriturën. Të gjithë e dimë se nuk është një kompeticion i lehtë për t’u fituar, por kemi cilësi dhe mund të siguroj se do të bëjmë më të mirën”.

I pyetur se cili është më i mirë si trajner, Zidane apo Guardiola, me të cilët ka punuar, Danilo preferon të nxjerrë në pah virtytet më të mira të të dyve: “Ato janë shumë të ndryshëm. Së pari, janë dy nga trajnerët më të mirë dhe është e pamundur për t’i krahasuar ato. Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të punoj me ta. Vëmendja deri në detajet më të vogla të Guardiolës është e paarritshme, por edhe çfarë ka arritur Zidane me Real Madridin është e mahnitshme. Kësisoji, për mua është shumë e vështirë të them se njëri është më i mirë apo jo. Jam po aq i lumtur, që punoj me Guardiola, sikur isha me Zidane në të kaluarën”.

Sa për La Liga-n dhe Premier League, braziliani ka shpjeguar, sipas mendimit të tij, atë që me të vërtetë i dallon nga njëra-tjetra: “Loja në Angli është më e ashpër dhe në qoftë se mund të them, më shumë taktike. Me këtë dua të them se të gjitha ekipet përpiqen t’i fitojnë ndeshjet, pavarësisht nga pozita e tyre në klasifikim. Kështu, me gjithë respektin, Premier League është shumë ndryshe nga kampionati spanjoll. Pavarësisht dallimeve, janë dy ligat më të mira në botë, për mua”.

Related posts

PAS RINISJES/ Shënohet GOLI i parë në Premier League, ja kush e realizon

Delo.autor

SUEDI-POLONI/ Polakët kërkojnë me çdo kusht fitoren për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK PËRMBAHET ABRAMOVIC/ Shikoni festën e “çmendur” të presidentit të Chelsea-t pas golit të Haverc (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment