Futboll Seria A Sport

KA ZBRITUR NË FUSHË SI TITULLAR/ Paqueta magjeps Titen, Gattuso e quan “të paprekshëm”

Që në momentin kur ka zbritur në fushë titullar, duke debutuar në Kupën e Italisë përballë Sampdorias, Lucas Paqueta është bërë i paprekshëm te Milani dhe një domosdoshmëri për formacionin e Rino Gattusos. Braziliani, që u transferua nga Flamengo për shifrën 35 mln euro dhe bonuse të tjera, ka luajtur gjashtë ndeshje (mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës së Italisë), të gjitha nga minuta e parë. Dy asiste për brazilianin, ndaj Napolit në kampionat dhe ndaj Romës. Dy pasime të arta të shfrytëzuara më së miri nga Piatek, blerja tjetër e janarit për kuqezinjtë.

Paraqitjet e brazilianit nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i Selecaos, Tite, që ka dërguar në Itali ndihmësin e tij, Silvinho, për të ndjekur nga pranë numrin “39” të “Djallit”. Dhe, sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, në shënimet e Silvinhos, Paqueta ka marrë nota pozitive. Edhe në sfidën e ditës së dielë, përballë Cagliarit, sërish do të mbikqyret dhe këtë herë mund të vijë vula përfundimtare, për të bindur Titen që ta thërrasë për miqësoren e marsit. Ky do ishte grumbullimi i dytë për 21-vjeçarin pasi ka qenë në fushë në miqësoret ndaj El Salvadorit dhe SHBA.

Sakaq, në skemat e Gattusos, Paqueta është ai futbollisti që ka zëvendësuar më së miri Jack Bonaventuran. Dëmtimi i italianit, që ka humbur sezonin, ka bërë që Gattuso ta vendosë Paqueta pikërisht si unazën lidhëse mes mesfushës dhe sulmit.

Ndërkohë, lajmi tjetër i mirë është që Lucas Biglia do të jetë në stol ndaj Cagliarit dhe mund të luajë pak minuta në pjesën e dytë. Sa i përket Mattia Caldaras, do të jetë gati për në fund të muajit, pasi stërvitjet i ka nisur me grupin.

Related posts

TRADHËTI APO REVOLTË/ Ish-ylli i REALIT i ofrohet BARÇËS, katalanasit e duan me patjetër

Isa.Autor

E BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares drejt ekipit prestigjoz në Spanjë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ MILANIT/ Mateus i bindur: Duelin e vendos Xheko, Interi favorit për titull

Delo.autor

Leave a Comment