Futboll La Liga Sport

“NE MATEMI ME CIKLE 100-VJEÇARE”/ Jorge Valdano i përgjigjet injorimit të Guardiolës

Fjalët e Pep Guardiolës në ditët e fundit, se Real Madridi nuk mund të përfshihet në tri skuadrat më të mira të dekadës së fundit, nuk kanë lënë asnjë indiferent. Pasi tha se Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munich e meritojnë podiumin e më të mirëve në Europë në dhjetë vitet e fundit, disa personalitete të “Los Blancos” i janë përgjigjur trajnerit të tanishëm të Manchester City, duke u bazuar te tre titujt e Ligës së Kampionëve radhazi.

I fundit për ta bërë këtë ishte Jorge Valdano, ish-lojtar dhe ish-trajner i ekipit merengues, i cili foli përmes mikrofonëve të programit “El Transistor” në “Onda Cero”. “Unë do t’i thoja Guardiolës se ne matemi me cikle 100-vjeçare. Dhe atje, Real Madridi fiton ndaj kujtdo, – tha argjentinasi, duke i kujtuar ish-trajnerit të Barcelonës gamën e gjerë të arritjeve të të bardhëve në kohët e fundit, veçanërisht në garën më të lartë të klubeve në nivel europian (Champions).

Në një konferencë shtypi, para ndeshjes midis “qytetarëve” dhe Chelsea, Pep e përforcoi qëndrimin e tij mbi këtë temë, duke ngulmuar se Real Madridi nuk mund të jetë ndër më të mirët e dekadës, për shkak të parregullsisë së tij në garat lokale, si La Liga dhe Kupa e Mbretit. Si rezultat i këtyre deklaratave, Valdano kërkoi meritat e kampionit të Europës në katër prej pesë Champions-ve të fundit të njihen.

Valdano, gjithashtu, analizoi derbin e kësaj të shtune mes dy klubeve të Madridit në “Wanda Metropolitano”: Për bukurinë e futbollit, lojtari më i rëndësishëm te Real Madridi është Modriç. Për rrezikun ndaj portave undërshtare është Vinicius dhe Benzema. Te kundërshtari veçoj Antoine Griezmann. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por gjithashtu shumë sakrifikues për ekipin. Diçka e rrallë për futbollistët që rrinë më së shumti para portës dhe synojnë çmime individuale“.

Related posts

Djokovic e Sharapova eliminohen nga Toronto, “shpëtojnë” Nadal e Halep

Sadik.Autor

Kupa e Botës/ Cilët janë faktorët që e bëjnë një shtet të suksesshëm në futboll?

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Lojtarët e Liverpool “thumbojnë” Harry Kane

Sadik.Autor

Leave a Comment