Futboll Sport

“A MUND TA IMAGJINONI QË…”/ Mourinho: Imagjinojeni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone

Jose Mourinho pohon se ai nuk do të kishte qenë në gjendje t’i shpëtonte aq lehtë dënimit sa Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino, sikur të vepronte siç bënë ata së fundmi.

Pochettino e konfrontoi në mënyrë shumë agresive gjyqtarin Mike Dean në fushë pas humbjes së Tottenhamit kundër Burnleyt, derisa Simeone pushoi ballinat me festimin e tij kontrovers kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Trajneri portugez është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, por pohon se kur ai është i përfshirë, situata qëllimisht rritet.

“A mund ta imagjinoni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone?” pyeti Mourinho duke folur për Telegraph.

“A mundeni? A mund ta imagjinoni? Sidoqoftë, unë jam i lumtur që ai është i tillë”, shtoi Mourinho.

“A mund ta imagjinoni sikur unë ta bëja atë që e bëri Pochettino? Imagjinojeni pasojat”, shtoi ai.

I pyetur nëse mendon se trajtohet ndryshe dhe përse, portugezi ishte i sigurt se trajtohet ndryshe, por nuk dha përgjigje përse.

“Po, ama nuk e di përse”, u përgjigj shkurt Mourinho.

Related posts

RREZIKON FALIMENTIMIN/ Mbrojtësi Alaba blen aksione tek klubi ku aktivizohet ish-futbollisti i Skënderbeut

Delo.autor

E DUAN NË “CAMP NOU”/ Barcelona ka përgatitur ofertën tunduese për Hazardin

Isa.Autor

REAL MADRID-BETIS/ “Los Blancos” synojnë ta mbyllin sezonin e dështuar me një fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment