Futboll Sport

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Zbulohen dy gabimet e pilotit, ja detajet

Ka kaluar tashmë më shumë se një muaj që nga zhdukja e mjetit fluturues që duhej të transportonte 28-vjeçarin Emiliano Sala nga Nantes në Cardiff për të nisur eksperiencën e tij të re profesionale në Premier League.

Pas kërkimeve që zgjatën disa javë, më datë 8 shkurt mjeti u gjet në Alderney, në fund të kanalit që edhe simbolikisht ndante futbollistin argjentinas nga realizimi i ëndrrës për të luajtur në Premier League. Trupi i djaloshit ishte aty brenda. Tani hetimet vazhdojnë dhe janë identifikuar parregullsi.

Trupi i pilotit Dave Ibbotson, nuk është gjetur ende dhe familja e tij me ndihmën e fondeve të grumbulluara po vazhdon kërkimet për gjetjen e tij. Kërkimet do të rifillojnë këtë javë. Sikurse raporton media spanjolle “Marca”, ndërkohë janë evidentuar disa shkelje të realizuara nga Ibbotson.

E para prej tyre është më pak e rëndësishme dhe ka të bëjë me fazën e regjistrimit të fluturimit. Piloti ka komunikuar një numër të identifikuar të fluturimit të gabuar, ose më saktë ka ngatërruar dy shifra të kodit, duke e shkruar atë në disa dokumenta.

Gabimi i dytë i pilotit mund të jetë shumë domethënës për të siguruar një shpjegim të incidentit. “Marca” sqaron se Dave Ibbotson ka përdorur një modalitet fluturimi pak të tolerueshëm në lidhje me kushtet meteorologjike në momentin e nisjes.

Një shkelje disi shumë e madhe për një profesionist. Kështu duket. Edhe pse vetë piloti kishte pranuar në “Facebook”, pak orë përpara aksidentit se ishte ndryshkur pak.

Në ato kushte, në vend që të përdorte modalitetin e fluturimit të quajtur IFR ose rregullat e fluturimit strumental, që lejojnë drejtimin e mjetit edhe në kushte të vështira shikueshmërie, ai ka guxuar të niset me modalitetin VFR, ose modalitetin e bazuar vetëm në aftësinë e shikimit personal.

Nuk ishte maksimumi i jetës për dikë që nuk ishte më shumë i bindur për aftësitë e tij. Është mbase kjo një nga arsyet pse aid he Emiliano Sala nuk arritën kurrë në Cardiff.

Related posts

Neymar vs Griezmann, dueli i të ardhmes për fronin e “mbretit”

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Trajneri i ri i Barcelonës kapet mat në aeroport!

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit

Delo.autor

Leave a Comment