Futboll Premier League Sport

ZBULON SEKRETIN E “DJAJVE TË KUQ”/ Ylli Lingard: Nuk mund të ketë asgjë më të bukur se një…

Manchester United po kalon një periudhë magjike. Pas shkarkimit të Jose Mourinho-s dhe zëvendësimit të tij me Ole Gunnar Solskjaer, “Djajtë e Kuq” janë akoma të pamposhtur: dhjetë ndeshje, nëntë fitore dhe një barazim. Ka rifilluar marshimi në Premier League dhe zona Champions League është vetëm dy pikë larg, ndërsa objektivi për sezonin e ardhshëm është titulli.

Një përmbysje e pabesueshme e situatës në krahasim me kohët e trajnerit portugez, por që tregon akoma më shumë punën e madhe të bërë nga trajneri norvegjez. Këtë e ka konfirmuar edhe Jesse Lingard, sulmues i Manchester United, i cili ka folur për punën e trajnerit të ri në një intervistë të dhënë për “Sportsmail”.

“Solskjaer dhe Mike Phelan kanë rikthyer shkollën e vjetër të Manchester United. E njohin kampionatin dhe historinë e klubit. Në këtë mënyrë kanë arritur t’ia përcjellin lojtarëve dhe të na ndihmojnë të luajmë siç po bëjmë tani”, ka thënë Lingard.

“Solskjaer po bën një punë shumë të mirë. Ka fituar shumë, por e dinte shumë mirë se çfarë po bënte kur mori drejtimin e skuadrës. Ka bërë të mundur që lojtarët të kenë besim tek ai. Na ka thënë se nga ky klub pritet shumë  dhe presioni është i madh, por se duhet të përballemi me të dhe të luajmë si një skuadër e bashkuar”.
“Sezonin e ardhshëm do të luftojmë për titullin dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të kthehemi në origjinë: fitues, duke marrë rezultate pozitive të njëpasnjëshme dhe duke shënuar shumë gola. Për momentin ka rëndësi që po fitojmë ndeshje”.

Prova e parë e vërtetë për Solskjaer si trajneri i Manchester United do të jetë të martën e ardhshme, kur United do të përballet me Paris Saint-Germain në Champions League. Lingard ka thënë se ai dhe shokët e tij të ekipit e presin me padurim sfidën me skuadrën e Tuchel.

“Këto janë ndeshjet që do të luash, për këtë arsye luan futboll. Sa më të mëdha të jenë ndeshjet, aq më mirë është. Nuk mund të ketë asgjë më të bukur se një ndeshje Champions-i në Old Trafford kundër PSG-së në Champions League”, ka thënë Lingard.

Related posts

E FUNDIT/ U dëmtua rëndë, Kukësi prish kontratën me mesfushorin pas 6 vitesh

Isa.Autor

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Delo.autor

Chelsea gjen zëvendësuesin e Thibaut Courtois tek Stoke City

Sadik.Autor

Leave a Comment