Futboll Seria A Sport

DERBI I TORINOS NDAHET NË “PAQE”/ Ronaldo i përgjigjet “Pleshtit”

Juventusi ka marrë një pikë në derbin e Torinos e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” barazoi me rezultatin 1-1 falë golit në minutat e fundit të Cristiano Ronaldos i cili i mohoi fitoren skuadrës mike.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin skuadra e Torinos, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 18’ me anë të Sasa Lukic.

Në këtë ndeshje, Juventus ishte pa ndonjë synim, pasi për ta kampionati ka përfunduar duke siguruar matematikisht titullin kampion.

Kur mendohej se Torino po merrte tri pikë të arta, të cilat do t’i shërbenin shumë në luftën për top katërshen, atëherë në skenë u shfaq pesë herë lojtari më i mirë në botë.

Ishte minuta e 84’ kur Cristiano u shkëput lart për të goditur me kokë një top i cili përfundoi në rrjetë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Cristiano Ronaldo ka shënuar me kokë golin e 601 në karrierën e tij fantastike me klubet.

Portugezi ka kaluar sërish Leo Messin i cili me dopjetën e tij ndaj Liverpoolit shkoi në kuotën e 600 rrjetave.

Related posts

SHOKON ISH-BOSI I FORMULA 1/ Bernie Ecclestone: Njerëzit me ngjyrë janë më racistë se njerëzit e bardhë

Delo.autor

RONALDINHO NUK E KA HUMBUR MAGJINË/ Shënon tripletë në futboll plazhi (FOTO)

Delo.autor

IRRITOHET Mourinho: POGBA është një lojtar më shumë, por NUK do të jetë KURRË…

Isa.Autor

Leave a Comment