Futboll La Liga Sport

“KUPA E MBRETIT”/ Suarez turpëron “Los Blancos” me tripletë dhe kap finalen

Barcelona mori një fitore të madhe në “Santiago Bernabeu”, në takimin e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Realit të Madridit. Me ndeshjen e parë të mbyllur në shifrat 1-1, gjithçka ishte e hapur në Madrid.

Por, edhe pse në pjesën e parë ishin vendasit e Solarit që patën disa raste të pastra për të shënuar, 45 minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura. Me fillimin e të dytës, erdhi edhe “shembja” e Realit.

Luis Suarez zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të, pasi Dembele i dha një asist fantastik brenda zone. Në të 69-tën, sërish Dembele, nga krahu i djathtë, shërben nëj top për Suarez, por këtë herë është Varan që e shtyn në portën e tij, teksa mundohet ta largojë.

4 minuta më pas, Suarez fiton një penallti, dhe e merr vetë përsipër për ta shënuar, dhe e bën në një mënyrë mjaft të bukur, me një… panenka. Deri në fund, madrilenët nuk kanë më fuqi për të reaguar, dhe kështu Barcelona kalon në finalen e Kupës, dhe pret fituesin e sfidës mes Betisit dhe Valencias.

Related posts

SERIE A/ Buffon i rikthehet sëmundjes: Kështu e mposhtja depresionin

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ Pas një aksioni perfekt, Miranchuk zhbllokon sfidën për Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Kristal Abazaj nuk kënaqet nga fitorja

Sadik.Autor

Leave a Comment