Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Liverpooli spektakël “5 ballë”, Chelsea i lë krizën Tottenhamit. Fitojnë “Djajtë e Kuq”0

Premier Liga luajti këtë mbrëmje takimet e javës së 28-të, ku të mëdhatë nuk falën. Liverpuli fitoi bindshëm me shifrat 5-0 ndaj Uotfordit, me dopietat e Sadio Mane dhe Virxhin Van Dajk, si dhe me realizimin e Divok Origi.

Hapin nuk e ndali as Mançester Siti, edhe pse fitoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Uest Hemit. Për ekipin e Guardiolës, mjaftoi Serxhio Aguero, me një penallti në minutën e 59-të.

Fitore shënoi në transfertë edhe Mançester Junajtid, 1-3 ndaj Kristal Palas. Dopieta e Lukakut dhe goli i Jang, bënë të pavlefshëm realizimin e vendasve nga Uard.

Liverpool ka shpartalluar 5-0 Watford dhe ishin mbrojtësit ata që kanë bërë diferencën. Alexander-Arnold ka regjistruar tre asiste, Robertson dy, ndërsa Van Dijk ka shënuar një dopietë pas dy golave të parë të Sadio Mane. Një fitore e madhe e The Reds, që mbeten në vend të parë.

Manchester City ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj West Ham. Duhej penalltia e Aguero-s për t’i dhënë tre pikë tepër të rëndësishme vendasve të cilët nuk i shkëputen Liverpool-it. 

Related posts

ANALIZA/ Si kanë ndryshuar ekipet favorite për Championsin

Delo.autor

VLERËSIMET/ Shkëlqeu ndaj Milanit, mediat italiane e quajnë Bajramin “qëndistar të futbollit”

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet akordi, Benfica i rrëmben Milanit sulmuesin që spikati në Europian…

Delo.autor

Leave a Comment