Futboll Shqipëri Sport

LATIFI HERO I PUSKAS AKADEMI/ Kualifikon ekipin me 3 golat e tij

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi, ka gjetur golin në Hungari. Ekipi i tij, Puskas Akademi, luan në transfertë në raundin e 1/8-ave të Kupës, ndaj skuadrës së Paks.

Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 17-të, me anë të një penalltie, por ishte shqiptari Latifi, që në minutën e 23-të, barazoi gjithçka, duke shndërruar në gol një goditje dënimi, nga rreth 20 metra.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 1-1, por Latifi kishte ruajtur akoma surpriza.

Në minutën e 59-të, shqiptari shënoi sërish, këtë herë me kokë.

Me rezultatin 1-2, kishte përfunduar edhe ndeshja e parë, dhe kështu, takimi do të shkonte në shtesë për të vendosur atë që do kalonte më tej në çerekfinale.

Por, por të kualifikuar Puskas Akademi, Latifi gjeti edhe golin e madh në minutën e 82-të, teksa realizoi saktë një 11-metërsh, duke plotësuar kështu edhe tripletën personale.

Me këtë tripletë, Liridon Latifi shkon në 4 gola në Kupë, ndërkohë që në kampionatin hungarez ka shënuar një gol këtë sezon.

Related posts

STATISTIKA/ Lojtari më i shpejtë në “EURO 2020”, futbollisti i Italisë është “Ferrari” i kompeticionit

Delo.autor

Nisin dy takimet e Grupit E, Zvicra e dënuar për të fituar, Brazili luan për një pikë

Sadik.Autor

Daniel Godelli nuk duron më, mesazh i qartë për KOKSH-in

Sadik.Autor

Leave a Comment