Futboll La Liga Sport

“EL CLASSICO”/ Valverde: Ja detyra jonë. E dimë që Reali…

“Do të më pëlqente të festoja në fund me kualifikimin në finale”. Kështu shprehet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në prag të “El Clasicos” së kthimit të Kupës së Mbretit, që korrespondon me ndeshjen e tij numër 100 në pankinën e “blaugranave”.

“Është një sfidë gjysmëfinale, një ‘El Clasico’, një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse në ndeshjen e parë nuk morën rezultatin që dëshironim. Gjithsesi, kualifikimi është i hapur. E dimë që Reali është një rival i madh, shpresojmë të avancojmë, ashtu sikurse ua urojnë edhe atyre. Duhet ta godasim kundërshtarin dhe të fitojmë”, theksoi tekniku i katalanasve.

Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë, e detyron Barcelonën të kërkojmë me ngulm golin.

“Nëse nuk shënojmë, jemi të eliminuar, ndaj e kemi për detyrë të bëjmë gjithçka për të shkuar te goli, por sigurisht pa iu shmangur filozofisë sonë të lojës”, përfundoi Valverde.

Related posts

ZYRTARE/ Spikati prej shumë sezonesh në Premier, Nasri tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Delo.autor

“DERI TANI KAM BËRË MIRË, POR…”/ Grealish: Tani e kuptoj pse Manchester City ka fituar kaq shumë

Delo.autor

Kondogbia: Inter është një skuadër bordello

Q.Autor

Leave a Comment