Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Kamza: Zhbllokohet menjëherë sfida, Shkurtaj shënon të parin për ekipin e Cungut

Kukësi dhe Kamza luajnë në “Elbasan Arena”, një sfidë mjaft të rëndësishme mes tyre, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Kuksianët vijnë pas një jave plot ngjarje, ku Armando Cungu ishte në prag shkarkimi, por në fund u vendos t’i besohej sërish, ndërsa Gjici kërkoi 4 fitore radhazi, për më tepër pas fitores së djeshme të Partizanit.

Nga ana tjetër, te Kamza debuton Gentian Stojku, pas largimit të Ernest Gjokës, dhe teksa gjenden në vendin e fundit, do të kërkohet menjëherë reagim, edhe ndaj një Kukësi mjaft të uritur.

 

LIVE | Kukësi-Kamza 1-0

GOL: Shkurtaj 8′

 

KOMENTI LIVE

8’ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Kuksianët zhbllokojnë shumë shpejt shifrat në Elbasan. Shkurtaj shënon për ekipin e Cungut.

 

7’ Kërcënon edhe Kamza, Rezi në fundore, godet në diagonale, por Frashëri në pozicion.

3’ Kërcënimi i parë i Kukësit. Çyrbja eviton Shalën në hyrje të zonës, godet, por Avdyli kontrollon gjithçka.

1′ Nis sfida.

Related posts

NJË SHAKA E BUKUR VJEN NGA ATALANTA/ Mbrojtësi merr dhuratë fanellën e “Përbindëshit” Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Surpriza vjen nga Italia: ZIDANE mund të marrë drejtimin e…

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHAVËS/ “Heroi” Selmani: Nuk e prisja atë gol, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment