Futboll Kategoria Superiore Sport

VENDIMI EKSTREM PËR INCIDENTIN/ Ja çfarë rrezikon Partizani nga Disiplina për dhunën ndaj fotografit

Pas incidenteve që ndodhën ditën e djeshme në fushën e “Selman Stërmasit”, me disa tifozë të Partizanit që kaluan rrethimin duke dhunuar fotografin e Flamurtarit, pritet që edhe Komisioni i Disiplinës të marrë masat.

Në nenin 65 të Kodit të Disiplinës Sportive, vendimi ekstrem mund të jetë edhe humbje në tavolinë për Partizanin, por gjithsesi, ai moment kërkon interpretim. Ja se çfarë thotë KDS:

Neni 65 Dështimi në përmbushjen e përgjegjësive

Pika 3/b: Në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium, ose ekipi përgjegjës për aktet e kryera, do të penalizohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë.

Pika 4: Organi gjykues ka të drejtë të vendosë dënime edhe nëse nuk është verifikuar ndonjë shkelje e përcaktimeve këtu në këtë kod, por thjesht për çështje të mospërmbushjes së standardeve të sigurisë.

*Rasti i djeshëm kërkon interpretim për shkak se personi i dhunuar nuk është i përfshirë në protokollin e ndeshjes.

Related posts

DEKLARATA BOMBASTIKE/ Modelja SEKSI: Ronaldo më mori në telefon dhe më tha që…

Isa.Autor

“KAM GABUAR”/ Wayne Rooney i kërkon falje familjes dhe klubit të Derby pas skandalit me dy biondet

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kastrioti e nis mbarë, Luftëtari bie në shtëpi, vendos një penallti

Isa.Autor

Leave a Comment