Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Luftëtari: Dyfishojnë gjirokastritët, Fili çon në festë skuadrën (VIDEO)

Laçi dhe Luftëtari  ndeshet në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Kurbinasit luajnë për një vend në Europë, ndërsa gjirokastritët për mbijetesë.

Së fundi Luftëtari ka ndërruar edhe trajner, ku Ahmataj ka zenë vendin e Mezanit. Laçi kërkon fitoren e parë për 2019-tën.

LIVE/ Laçi-Luftëtari 0-2
Koçonis 2′

KOMENTI

39’ Faull i rrezikshëm i shkaktuar nga Behar Ramadani në kufitjnë e hyrjes së zonës. Bushi pranë topit, por topi kapet nga muri mbrojtës.

36’ Tenton Laçi të gjejë golin e barazimit. Sefgjini nga e djathta kroso, Mersinaj gjuan por Ruçi kontrollon lehtë.

30’ Çfarë humbet Realdo Fili. Një top i rrëmbyer pas një gabimi nga Eller, Fili del i vetëm me Selmanin, provon t’ia ngre topin nga lart, por tentativa është krejtësisht e gabuar.

24’ Ndriçim Shtbina merr një top të gjatë nga mesfusha. Vrapon fort në të djathtë, gjuan por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

23’ Çfarë humbet Dunga. I nxjerrë në diagonale nga Ramadani, sulmuesi gjuan por Selmani braktis portën duke u afruar dhe larguar rrezikun.

18’ Xhekson shkakton një faull të rrezikshëm në anën e djathtë të sulmit të Laçit. Kroson Sefgjini, topi fillimisht devijohet, por më pas kontrollon Ruçi.

15’ Laçi fiton metra kundrejt Luftëtarit, por ende asnjë rrezik serioz në portën e gjirokastritëve.

10’ Ramadani provon fort nga distanca, por goditja nuk sjell rrezik për Selmanin që e kontrollon lehtë.

2’ GOOL. Super gol i Koçonis. Një top i ardhur nga këndi devijohet fillimisht nga mbrojtja dhe gjen mbrojtësin që kthehet me roveshatë dhe e ndal në rrjetë.

 

1′ Nis sfida

Related posts

LAJM I TRISHTË/ Pëson infarkt, vdes në moshën 61-vjeçare ish-arbitri shqiptar

Delo.autor

AKUZA E MORURINHOS/ Ja shifra e majmë që Roma i pagoi menaxherit për të firmosur me Kumbullën…

Delo.autor

HUMBI DERBIN E MADRIDIT/ “Los Blancos” zbulon diagnozën e Iscos

Delo.autor

Leave a Comment