Futboll La Liga Sport

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Rivaldo i lutet Barcelonës: Mos lejoni që Neymar…

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, beson se Neymari bëri gabim të madh që u largua nga katalanasit.

Legjenda braziliane nënvizon se Barcelona duhet të bëjë çmos për ta kthyer Neymarin në ditët e fundit të merkatos së verës

“Neymar bëri një gabim, duke u larguar nga Barcelona. Megjithatë, klubi katalanas duhet të bëjë gjithçka për ta rikthyer”, tha fillimisht ai.

Një delegacion nga Barça u raportua se ka qenë në kryeqttetin francez të martën për të diskutuar mundësinë e transferimit të Neymar në “Camp Nou”, para mbylljes së merkatos, më 2 shtator.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me Neymar. Largimi i tij nga Barcelona ishte e gabuar. Ai kurrë nuk duhej të ishte larguar nga njëri prej klubeve më të mëdha në botë.

Tani është në ankth që të kthehet dhe të pranojë kësisoji gabimin e tij, – shkroi Rivaldo në Instagram. – Shpresoj që presidenti dhe anëtarët e tjerë të bordit drejtues të Barcelonës të mos e lejojnë atë të shkojë në një klub tjetër. Nëse gjithçka zgjidhet me PSG, ai mund të kthehet atje, prej nga nuk duhej të ishte larguar kurrë”, përfundoi ai.

Neymar u bashkua me PSG për një marrëveshje rekord botëror 222 milionë euro në verën e vitit 2017.

Related posts

HUMBET TURNEUN NË SHBA/ Dëmtohet Messi gjatë stëvitjes, ja sa do të mungoi

Delo.autor

TRAJNERI CONTE E DËSHIRON NË EKIP/ Futet në garë me “Zikaltërit” për mbrojtësin Florenzi klubi italian…

Delo.autor

“DUHET TË MENDOJË VETËM SI…”/ Presidentit të Fenerbahçes i sos durimi me Özil, ia “shkul veshin” publikisht

Delo.autor

Leave a Comment