Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Zhbllokohet sfida, Rapo kalon në avantazh gjirokastritët

Është duke u luajtur në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Teutës e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve pozitive, teksa do të kërkojnë të ruajnë këtë ecuri.

Durrsakët e Bledi Shkëmbit mposhtën Kukësin me rezultatin 2-1 në “Niko Dovana”, ndërkohë gjirokastritët arritën të merrnin një barazim në transfertë ndaj Tiranës.

Në 22 javë kampionat, Luftëtari ka arritur të sigurojë 22 pikë, duke u renditur në vendin e 8-të, teksa Teuta mban vendin e dytë me 39 pikë, 7 më pak se Partizani kryesues.  Në 2 përballjet e këtij sezoni, 1 herë kanë fituar bluzinjtë dhe një herë “djemtë e detit”.

LUFTËTARI-TEUTA 1-0

Rapo 32′

KOMENTI LIVE: 

38′ Bushiç provon me një kthesë nga brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

34′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

32′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Donald Rapo kalon në avantazh vendasit. Pas një mosmarrveshje në zonën durrsake, ka përfituar mesfushori i Luftëtarit, i cili ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

30′ Skuadrat pa ide në këto minuta! Duele të shumta në mesfushë, teksa rastet e rrezikshme mungojnë.

22′ Progni rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri, i cili vazhdon lojën.

17′ Demo provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Hidi.

11′ Drithërima në portën e Luftëtarit, e pabesueshme çfarë humbet Kamara, i vetëm me portierin Ruçi, futbollisti i Teutës e ka dërguar topin mbi kuadrat.

8′ Pranë golit Teuta. Progni harkon rrezikshëm në zonë për Kamara, i cili provon të devijojë, por atje pranë ndodheshin mbrojtësit e Luftëtarit të cilët kanë mundur ta largojnë rrezikun në këndore.

6′ Progni provon me një harkim drejt zonës për Bushiç, por topi shkon në duart e portierit Ruçi.

1′ Ka startuar takimi në Gjirokastër, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

FASADA HISTORIKE “QEMAL STAFËS”/ Tashmë edhe tek stadiumi “Arena Kombëtare”. Shikoni si duket (FOTO)

Delo.autor

Ka një arsye pse Mauro Icardi nuk do të shkelë kurrë në “Bernabeu”

Sadik.Autor

Wolfsburgu siguron qëndrimin në Bundesligë edhe për një sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment