Futboll Premier League Sport

“ZEMËRARTI” DIGO DALOT/ Ja si befason ish-klubin me rrogën e parë të marrë…

Një dhuratë për klubin e tij të parë. Mbrojtësi i ri i krahut i United, Digo Dalot, ka dashur ta falënderojë dhe ndihmojë në këtë mënyrë Fintas Football School, klubi i vogël ku është rritur para se të transferohej te Porto në moshën 9-vjeçare.

Një autobus për të lëvizur dhe për të udhëtuar për ndeshjet në transfertë. Një dhuratë e paguar me një pjesë të rrogës së tij të parë të marrë tek United dhe që është vlerësuar shumë nga ish-klubi i tij.

Gjesti i Dalot ka mallëngjyer Fintas Football School dhe veçanërisht Luis Travassos, koordinator dhe drejtues i klubit, i cili ka rrëfyer për “A Bola”: “Diego ka përgatitur gjithçka në fshehtësi, ka shpenzuar një pjesë të rrogës së parë të marrë tek United për të na dhuruar këtë autobus të ri”.

“Për ne, që kemi shumë probleme financiare dhe shumë pak burime, ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme. Çdo ndihmë e vogël që marrim është e mrekullueshme”, ka thënë Travassos, që më pas ka zbuluar:

“Më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që të dilja jashtë, aty kam parë autobusin që i kishte bërë dhuratë klubit. Jam befasuar, kishte organizuar gjithçka pa i thënë gjë askujt”.

Kur Dalot u transferua te Porto, Fintas Football School nuk mori asgjë në këmbim. Një arsye më shumë për lojtarin për të shpërblyer klubin e tij të parë, që e ndihmoi të bëhej pjesë e futbollit të madh.

Related posts

Barcelona, Aleix Vidal kërkohet nga Manchester United dhe Liverpool

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nainggolan gati të largohet nga Interi, por fillimisht “zikaltërit” duhet ta paguajnë

Delo.autor

LIVE/ Idrizaj “fal” Tiranën, ç’humb lojtari i Kamzës përballë Ilion Likës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment