Është duke u luajtur në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Si korçarët ashtu dhe kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas rezultateve zhgënjyese, teksa do të kërkojnë fitoren. Bardhekuqtë u mposhtën në transfertë nga Flamurtari me rezultatin 2-0, ndërkohë që Tirana barazoi në shtëpi përballë Luftëtarit.
Si trajneri Shehi ashtu dhe Mema kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa surprizat nuk mungojnë. Tekniku i korçarëve ka preferuar në krahun e djathtë të mbrojtjes Ditën, teksa Radas është rikthyer titullar në qendër.
Bardheblutë e nisin me Ngonë si pikë referimi i mbështetur nga Greca dhe Kobina. Ky i fundit ka fituar besimin e trajnerit pas golit të shënuar ndaj Luftëtarit duke lënë në stol Halilin.
LIVE| SKËNDERBEU-TIRANA 1-2
Sibo 45+1′ / Kobina 26′ , Ngo 89′
KOMENTI LIVE:
89′ GOOOOOL TIRANA 1-2/ Ngo kalon në avantazh bardheblutë!
85′ Gripshi provon me një gjuajtje me të majtën, topi shkon në duart e portierit Abibi.
84′ Dominim i Skënderbeut, skuadra e Orges Shehit në kërkim të golit të dytë.
76′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Pervan në fushë Asani.
73′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës. Pas një krosimi të Muzakës nga e djathta, nuk arrin të devijojë dot Sibo shumë pranë vijës fatale.
71′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Abazi i dëmtuar, vendin e tij e zë 19-vjeçari, Uerdi Mara.
67′ Pranë golit të dytë Tirana, deçizive ndërhyrja e Radasit, i cili nuk lejon topin që të shkoje te Ngo.
63′ Maveje rrezikon kartonin e dytë të verdhë pas ndëhyrjes së gabuar ndaj Taipit, por gjyqtari Alla e kalon me një këshillim.
59′ Te Skënderbeu pretendojnë për 11-metërsh, pas një dueli të Krasniqit me Atingën, nuk është i këtij mendimi gjyqtari i linjës Olsi Sokoli.
51′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha autori i golit Kobina, vendin e tij zë Albi Doka. Nuk është asapak dakord me zëvendësimin Kobina, i cili largohet drejt dhomave të zhveshjes i mërzitur.
49′ Krasniqi provon me të majten nga brenda zonës, por topi shkon në duart e portierit Abibi. Gjuajtje e lehtë e sulmuesit të Skënderbeut.
48′ Skënderbeu e nis në sulm pjesën e dytë, në kërkim të golit të avantazhit.
46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë zëvendësime.