Futboll Sport

MORI VENDIMIN DRASTIK NGA DISIPLINA/ Shkumbini sulmon “FSHF”: “Tërmeti” që ndryshoi dhe shkatërroi…

Komisioni i Disiplinës, mori vendimin drastik për të përjashtuar skuadrën e Shkumbinit nga Kategoria e Parë, pas incidentit që ndodhi në sfidën mes Dinamos, ku u dhunua barbarisht gjyqtari Bebja.

Pas këtij vendimi të rëndë, ka reaguar edhe klubi peqinas, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, ka sulmuar FSHF-në, duke e cilësuar këtë vendim si një tërmet që shkatërroi jetën e çdo peqinasi…

REAGIMI I SHKUMBINIT:

Ky eshte TERMETI qe ndryshoj dhe shkaterroj shpirtrat , ndjenjat , emocionet dhe jeten e cdo Peqinasi …

Ashtu sic dhe Pritej jemi zyrtarisht ne nje Kategori me Poshte..

Te dashur miq,tifoze te Shkumbinit kudo qe ndodheni, sot Ekipi jon i Zemres qe ne e duam aq shume mori dhe Goditjen finale nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ne keto 95 vite histori , sot u shua ”Mundi dhe Djersa” e te gjithe atyre Futbollisteve dhe Tifozeve ”Fanatik” te Shkumbinit,qe sa shume e duan kete Skuader.
Sot metastazat e stresit qe po Karakterizojne qytetin sdo ta ”Shuaj” me Futbolli.Ne jemi krenuar dhe do vazhdojme te krenohemi me Ngjyrat Bardhekalter pavarsisht ”Tymit te Zi” qe ka kamufluar Futboll Klub Shkumbinin per gjithe keto vite..
Qe FSHF ka qene Kundershtar i drejtperdrejt i Skuadres dhe Qytetit te Peqinit kjo gje nuk eshte e re.Per shume vite Ja dolem te mbijetonim denimeve shembullore me te gjitha format e perdorura nga ky Institucion , a dini pse? Sepse ishim te Bashkuar, e donim Fanellen dhe Sakrifikonim per Krenarine dhe Simbolin e qytetit.Ne vitet e fundit ne e humbem luften dhe rame ”Pre” e asaj cka FSHF kerkoj me ngulm.Sot nuk jemi me te bashkuar dhe ja ku perfunduam.

Miq,qyteti i Peqinit nuk ka skuader moshash prej vitesh, tani njerezve te qytetit iu eshte ”Privuar” e drejta te shikojne Futboll.
A po na i merrni dhe Televizoret dhe te na e mbyllni me mire qytetin? TURP per ato qe japin denime dhe atyre qe e lan Skuadren te shkoj ne keto nivele.

Me shpresen qe fati do te na rezervoje nje te ardhme me te mire i kerkojme falje Femijeve te rriturve dhe Pensionisteve Peqinas qe nga sot sdo te kene me mundesi te argetohen dhe nje pjese te Halleve ti harrojne sa do pak prane skuadres kaq te dashur te qytetit.

Me Respekt Tifozeria e Skuadres Peqinase..

sHKUMBINI

Related posts

Milani përshpejton pistën “Laxalt”, ekziston marrëveshja me Genoa

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Gafë qesharake, Fabbri realizon një autogol në favor të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ylli Manaj përfiton një top brenda zonës dhe ndëshkon San Marinon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment