Futboll Premier League Sport

CR7 U RIKTHYE NË “OLD TRAFDORD”/ Sa i kushtoi Ronaldo për Manchester United dhe cila do të jetë paga e tij…

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 vitesh, kur u largua për Real Madridin, në vitin 2009.

Ai ka lënë Juventusin dhe do ta veshë fanellën e Djajve të Kuq edhe njëherë para se t’i varë atletet përgjithmonë.

36-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare dhe fo të fitojë afër 30 milionë euro neto në sezon.

Ai i ka kushtuar Unitedit 15 milion euro, plus tetë të tjera do t’i jepen Zonjës së Vjetër në formë bonusesh.

Në etapën e parë në Angli, nga viti 2003 deri më 2009, Ronaldo bëri 292 paraqitje dhe shënoi 118 gola.

Ai ka fituar disa trofe me Djajtë e Kuq, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Related posts

SHUMË TALENTE NË FUTBOLL/ Ja formacioni me 11 adoleshentët premtues në qarkullim

Delo.autor

Ka gol në ndeshjen Barcelona – Chelsea/ Shënon Messi

Q.Autor

NË PRAG “AUSTRALIAN OPEN”/ Federer i dëshpëruar: Kjo gjë do të ndodhë një ditë

Delo.autor

Leave a Comment