Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Vendoset baraspesha në Korçë, Sibo ndëshkon portierin Abibi

Është duke u luajtur në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Si korçarët ashtu dhe kryeqytetasit vijnë në këtë sfidë pas rezultateve zhgënjyese, teksa do të kërkojnë fitoren. Bardhekuqtë u mposhtën në transfertë nga Flamurtari me rezultatin 2-0, ndërkohë që Tirana barazoi në shtëpi përballë Luftëtarit.

Si trajneri Shehi ashtu dhe Mema kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa surprizat nuk mungojnë. Tekniku i korçarëve ka preferuar në krahun e djathtë të mbrojtjes Ditën, teksa Radas është rikthyer titullar në qendër.

Bardheblutë e nisin me Ngonë si pikë referimi i mbështetur nga Greca dhe Kobina. Ky i fundit ka fituar besimin e trajnerit pas golit të shënuar ndaj Luftëtarit duke lënë në stol Halilin.

LIVE| SKËNDERBEU-TIRANA 1-1

Sibo 45′ / Kobina 26′ 

KOMENTI LIVE: 

45′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Sibo barazon shifrat. 

43′ Marko Radas provon nga goditja e dënimit, por grushton portieri Abibi.

41′ Goditje dënimi për Skënderbeun. Muzaka pengohet nga Atinga në afërsi të zonës, mbrojtësi bardheblu ndëshkohet me karton të verdhë, rast ideal për korçarët.

35′ Ndizet sfida, korçarët hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, mbrohen mirë bardheblutë, të cilë provojnë të rrezikojnë me anë të kundërsulmeve.

32′ Maveje është i ndëshkuari i parë i sfidë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Muzakës.

31′ Pranë golit të dytë Tirana. Edon Hasani shkëputet bukur dhe i afrohet zonës, por ndërhyn mjaft bukur Pëllumbi, i cili shpëton skuadrën nga një rast i rrezikshëm.

26′ GOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kobina kalon miqtë në avantazh. Pas një kombinimi të bukur brenda zonës, topi ka shkuar te Kobina, i cili i vetëm vetëm pak metra larg vijës fatale nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën! 

21′ Ofendim në kor nga të 2 tifozeritë, gjyqtari Alla detyron kapitenët Radas dhe Karabeci, të shkojnë pranë tribunave përkatëse për t’i qetësuar.

19′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Gripshin, i cili gjuan nga distanca, por topi grushtohen në këndore nga portieri Abibi.

13′ Pranë golit Tirana me Majkëll Ngo asiston për Hasanin, i cili futet brenda zonës, gjuan, por ndal gjithçka portieri Dajsinani.

10′ Goditja e parë nga këndi, i takon Skënderbeut, e fiton Leoanit Abazi.

6′ Pervan provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon mbi kuadratin e portës.

2′ Gripshi harkon një top të rrezikshëm në zonë, por kontrollon gjithçka portieri Abibi.

1′ Ka startuar takimi në Korçë. Bardheblutë e nisi sfidën në sulm. Bruno Dita eviton momentin e rrezikshëm!

Related posts

Pellegrini: Të kesh një klauzolë lirimi, nuk do të thotë që duhet të largohesh nga…

Sadik.Autor

JUVENTUSI E BAYERN HIPOTEKOJNË 1/8 E CHAMPIONS/ Fitojnë Barcelona e Chelsea ndërsa United përmbys Atalantën

Delo.autor

Milani i hap rrugë SHITJES së BONUCCIT, TENSIONOHET situata në klub (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment