Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Lazio përfundon nën hetim nga UEFA, ja arsyeja

Lazio është eliminuar nga Europa League pas humbjes së dyfishtë të pësuar kundër Sevilla-s në fazën e 1/16-ave, por nuk ka mbaruar këtu. Bardhekaltrit, në fakt, rrezikojnë edhe penalizimin.

UEFA ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se ka hapur një hetim kundrejt klubit italian për sjellje raciste gjatë ndeshjes së luajtur në “Sanchez Pizjuan” dhe se ka nisur një procedurë kundrejt mesfushorit të lacialëve, Adam Marusic, pas kartonit të kuq të marrë nga malazezi.

Të dy rastet do të diskutohen në mbledhjen e Komitetit të Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, që do të zhvillohet 28 marsin e ardhshëm.

Related posts

ZBULON ÇFARË NUK FUNKSIONOJË TEK MILAN/ Mesfushori Paqueta: Tani jam një lojtar më i mirë

Delo.autor

PANUCCI MERR FRYMË/ Fitore pa lojë kundër Uellsit, Shqipëria buzëqesh në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

Napoli, ideja e çmendur e De Laurentis: Ja trajneri ideal për stolin e të “kaltërve”?!

Sadik.Autor

Leave a Comment