Futboll La Liga Sport

PEREZ MERR VENDIMIN PËR YLLIN/ Real Madridi nxjerr sulmuesin në shitje, ja shuma që kërkon

Sipas “Tele Madrid”, presidenti i “los blancos” Florentino Perez, ka vendosur të shesë sulmuesin uellsian Gareth Bale. Jo vetëm kaq, por ai ka vendosur që çmimi për të lënë të lirë sulmuesin 29-vjeçar është 150 milionë euro.

Lojtari ndodhet në Madrid që prej vitit 2013 dhe në 145 ndeshje ka realizuar 76 gola.

Edhe pse ky pritej të ishte sezoni i rilindjes për Bale, pas largimit të CR7, kjo gjë nuk ndodhi. Lojtari është lënë shpesh në stol, ndaj pritet që të largohet nga Madridi në merkaton e verës. Manchester United dhe Juventus janë dy ekipet kandidate për ta marrë lojtarin uellsian.

Problem është shuma prej 150 milionë eurosh, shumë e lartë, por skuadrat shpresojnë që të përfshijnë në këtë transferim lojtarë të tjerë: Manchester United sulmuesin belg Romelu Lukaku dhe Juventusi sulmuesin argjentinas Paulo Dybala.

Related posts

DERBIS SHQIPTAR NË CHAMPION LEAGUE/ Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit

F.autor

CONTE MERR LAJMIN E MIRË/ I rikthehen dy lojtarët e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Romës

Delo.autor

I PANDALSHËM DORTMUNDI/ Kalon në epërsi ndaj Bayernit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment