Futboll Seria A Sport

SHTYPI ITALIAN KRITIKON STRAKOSHËN/ Zbulon frikën më të madhe të portierit “KuqeZi”

Ai ndihet i sigurtë vetëm aty, në portën dhe në zonën e tij, ku arrin të bëjë mrekullitë e zakonshme me pritjet spektakolare. Gjithsesi, jashtë zonës së tij, jashtë zonës së 16 metrave, portieri kuqezi Thomas Strakosha nuk është më i njëjti. Kjo u konfirmua edhe në ndeshjen e fundit të Serisë A, atë që Lazio fitoi 1-0 ndaj Empoli, pasi skuadra rivale rrezikoi vetëm në dy momente të pasigurta të portierit shqiptar jashtë zonës së tij.

Për herë të dytë këtë sezon, portieri kuqezi arrin të mos pësojë gol në dy ndeshje radhazi, ndeshja e shtatë këtë kampionat që e mban të paprekur portën e tij. Megjithatë, edhe pse në portë është një gjigant, duke shpëtuar rezultatin në favor të Lazio në disa raste dhe duke qenë vendimtar këtë sezon, sërish Thomas Strakosha nuk po bind 100%. I këtij mendimi është portali lazial “cittaceleste.it”, që kritikon portierin kuqezi.

Kur Thomas duhet të luajë topin me këmbë jashtë zonës së tij, duket i terrorizuar. Ai vihet shpesh në vështirësi kur shokët e skuadrës i kthejnë topin pas. Ky është një defekt për të cilin portieri po punon prej vitesh, por mbetet një problem ende i pazgjidhur. Në këtë drejtim, sipas “cittaceleste.it”, portieri kuqezi nuk arrin të përmirësohet. Madje, në disa raste ai është shpëtuar nga shokët e tij të skuadrës, që kanë evituar ndonjë gafë të portierit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ajeti realizon një gol të çuditshëm, Celtic shpërdoron avantazhin e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

“TELEFONOJA RAIOLA-N PËR TË MË TRANSFERUAR TEK INTER”/ Dumfries: E kam pritur këtë moment!

Delo.autor

I RILINDUR NËN DREJTIMIN E NORVEGJEZIT/ Pogba rrëfen: Solskjaer e meriton konfirmimin, pasi e njeh…

Delo.autor

Leave a Comment