Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Motra bën postim prekës në rrjetet sociale: Edhe Nala është…(FOTO)

Hetuesit britanikë zbuluan ditën e djeshme një trup njeriu përmes pamjeve të siguruara nga një robot, të avionit që transportonte sulmuesin Emiliano Sala dhe pilotit Dajvid Ibotson duke shuar kështu shpresat që 25-vjeçari të ketë mbijetuar.

Ndërkohë motra e argjentinasit, Romina Sala, ka postuar para pak ditësh në rrjetet sociale një fotografi prekëse me qenin e vëllait të saj, teksa shkruan: “Edhe Nala është duke të pritur”.
Sipas një artikulli të së përditshmes angleze, “Daily Mirror”, qeni i Emiliano Salës kishte qenë një ndër arsyet pse futbollisti kishte udhëtuar në Francë, pasi dëshironte ta merrte edhe qenin me vete në Uells.

 

Related posts

HAZARD MBYLL SEZONIN PARA KOHE/ Zidane mendon të ndryshojë skemë në El Clasico!

Delo.autor

Aaron Ramsey tradhton Arsenalin për klubin e madh të Premierligës

Sadik.Autor

“MURI I INTERIT”/ Skriniar: “Interesimi i Mourinho nga Man United? Vlerësim i madh, por…”

Isa.Autor

Leave a Comment