Futboll Premier League Sport

MESA DUKET E KA VENDOSUR/ Klopp kërkon të blejë sulmuesin e Barcelonës…

Jurgen Klopp mesa duket e ka vendosur. Sipas revistës franceze Le10Sport, trajneri gjerman kërkon të blejë Malcom e Barcelona-s.

Braziliani thuhet të jetë objektivi nr. 1 i Liverpool për merkaton e verës.

Malcom u transferua nga Girodins Bordeaux te Barcelona për 41 milionë euro gjatë verës, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Sulmuesi anësor është aktivizuar vetëm 14 herë në të gjithë kompeticionet për katalanasit.

Dhe Liverpool kërkon ta shfrytëzojë situatën e vështirë që po kalon 21-vjeçari në Barcelonë për ta tërhequr në Anfield.

Barça nuk kërkon ta shesë lojtarin, por mund të jetë e detyruar nëse vetë lojtari do të insistojë për largimin.

Related posts

MESFUSHORI I REALIT DHE ISH-SHOKU I ASLLANIT/ Milani ka gati dy emra për të transferuar në verë

F.autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Sandro Tonali: I mbylla derën “Zikaltërve”. Kam lindur kuqezi, Ibra lider i madh

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Qëndroi dy muaj në intubim prej COVID-19, shihni transformimin e kampionit të “bodybuilding” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment