Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Emre Can ka një mesazh për Atleticon

Mesfushori gjerman Emre Can, një nga lojtarët më në formë aktualisht te Juventusi, ka deklaruar sot se bardhezinjtë do të luajnë në shtëpinë e Atletico Madrid, në Champions League, me objektivin e qartë për fitore. “E dimë se ndaj kujt luajmë, një ekipi të fortë dhe fitues. Ne duam të fitojmë kudo edhe pse do të jetë e vështirë, por njohim forcën tonë”, tha Emre Can.

“Jemi të përqendruar te kjo ndeshje dhe nuk jemi aspak të shqetësuar. Këto janë ndeshje ku çdo lojtar mezi pret të zbresë në fushë, ndaj jemi gati. Champions është një kompeticion i rëndësishëm, i vështirë për t’u programuar dhe Atletico është një rival i sikletshëm për këdo”, u shpreh më tej mesfushori i bardhezinjve.

Duke folur për faktin se Juventusi shihet si favorit, gjermani thotë: “Barcelona e Real janë dy rivalë të fortë dhe gradualisht po arrijnë në formën optimale, ashtu sikurse edhe Bayern. Pastaj vijmë edhe ne, Liverpool, PSG e City. Ky është Champions më i bukur i viteve të fundit. Ne duam të fitojmë gjithçka, duke nisur nga sfida e radhës ndaj Atletico”.

Related posts

“RONALDO MË KA ZBULUAR FIKSIMIN E TIJ”/ Drejtori i “France Football”: Modric qau si fëmijë kur…

Delo.autor

“DUHEJ TA KISHA SHITUR TEK MILAN-I”/ Presidenti i klubit italian: Tani do të largohet me zero

Delo.autor

“E BËRI QË TË MOS LUAJA”/ Ronaldo “Fenomeni” zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k*rve

Delo.autor

Leave a Comment