Futboll Sport

VDEKJA E PANTANIT/ Italia rihap hetimet,shtohen dyshimet

Legjenda e çiklizmit Marco Pantani humbi jetën 15 vjet më parë në rrethana të dyshimta, por dëshmitë e mbledhura nga avokatët dhe hetuesit privatë po çojnë drejt rihapjes së bujshme të dosjes së sportistit të njohur italian.

Edhe pse rasti u mbyll një dekadë e gjysmë më parë, duke arkivuar ngjarjen si overdozë kokaine në një hotel në Rimini, duket se ka ende prapaskena e të dhëna që janë lënë në hije, me ose pa dashje.

Kampioni i çiklizmit, fitues i Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë, ngriti shumë pikëpyetje me vdekjen e tij. Shumë kohë distancë, disa etapa nga dimanika e ngjarjeve të asaj dite nuk inkuadrojnë sipas përfaqësuesve ligjorë dhe familjes. Për drejtësinë e asaj kohe, Marco Pantani ishte vetëm në dhomë dhe nuk mundej të dilte apo të hynte pa u vënë re, por pikërisht këtë gjë po kontestojnë hetuesit pas zbulimit të një porte të fshehur drejt garazheve.

Dëshmive i janë shtuar së fundmi një prostitutë që konfirmoi se kishte qenë me çiklistin në ditën e tragjedisë, njerëzit që ndihmuan për herë të parë sportistin që nuk panë shenja droge dhe detajet e dhomës të ndryshme nga dosja e arkivuar. Këtyre i shtohen edhe hamendësimet për implikimin e çiklistit me mafian.

“Dua vetëm të shkoj tek e vërteta. Kam 14 vjet që luftoj dhe kam shpenzuar të gjithë pasurinë, por nuk më intereson asgjë para të vërtetës”, thotë mamaja e çiklistit, Tonina Pantani.

 

 

Related posts

Pjesa e parë/ Edhe 45 minuta, Tirana drejt elitës

Sadik.Autor

“ATA MENDOJNË SE…”/Hazard nis ankesat: Sarri kërkon shumë dhe po e irritoj

Delo.autor

Fati i shkodranëve në “fije të perit”, zbuloni “formulën” si shpëton Vllaznia

Sadik.Autor

Leave a Comment