Sport Të tjera

MICKI SCHUMACHER FRYMËZOHET NGA BABAI/ Çfarë bën gjatë vizitës në Maranello

Mick Schumacher, që këtë vit do të jetë një pilot i Akademisë Ferrari, ka vizituar gjatë fundjavës së fundit muzeun Ferrari. Në këtë muze, nga data 3 janar e këtij viti është hapur një kënd i veçantë, dedikuar 7 herë kampionit të botës, Michael Schumacher, me rastin e 50-vjetorit të lindjes.

19-vjeçari Mick, kampion në Euro Formula 3 gjatë sezonit të kaluar, është djali i Michael Schumacher. Ndaj, gjatë vizitës së tij në muze ka parë nga afër fotot e suksesit të babait të tij si dhe ka vëzhguar makinat me të cilat ai ka triumfuar në pistë, kur garonte me “kokëkuqen”.

Mick duke pare makinat e babait te tij

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mick ka publikuar disa foto në momentet që ai ka qenë duke vizituar muzeun Ferrari dhe ka ndaluar pikërisht në zonën që i është dedikuar babait të tij. Ndoshta Ferrari kërkon të karikojë pilotin e ri, që këtë vit do të garojë në Formula 2, por e ardhmja do të jenë pistat e Formula 1, për të ndjekur gjurmët e babait të tij.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Atketico Madrid ofron 50 milionë euro për “Demin” Lautaro, ja vendimi që merr Marotta…

Delo.autor

Shpresat kuqezi miqësore me Italinë më 11 shtator

Sadik.Autor

REAL MADRID NIS NË LA LIGA/ Zidane shpenzoi 300 milion euro por ka probleme

Delo.autor

Leave a Comment