Futboll Seria A Sport

MILANI NUK NDALET/ Objektivi i radhës është mesfushori portugez…

Vazhdojnë manovrat në merkato për skuadrën e Milanit, që ështe duke piketuar që tani lojtarët që do të afrojë gjatë verës së ardhshme. Sipas mediave portugeze, kuqezinjtë janë hedhur në sulm për të sjellë në Milano mesfushorin me tipare sulmuese të Porto, Yacine Brahimi (132 ndeshje dhe 35 gola me fanellën e ekipit portugez).

Sipas të përditshmes portugeze, lojtari që luan me kombëtaren algjeriane nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën portugeze të Porto, kontratë e cila skadon më 30 qershor. Ndaj, për 28-vjeçarin është shtuar interesimi i Leonardo, që e konsideron si të rëndësishëm për të ardhmen e kuqezinjve. Për më tepër që është një blerje me parametrin zero.

Yacine Brahimi është emri i tretë që lakohet për skuadrën e Milanit, si një përforcim i mundshëm për merkaton e verës. Ditët e fundit është përfolur se edhe futbollistët Allan Saint Maximin e Hector Herrera janë dy përforcime të mundshme. Duket se kuqezinjtë synojnë të mbyllin që tani marrëveshjet me këta lojtarë, pasi të treve u skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Related posts

11 KLUBE ITALIANE NË “LUPË”/ Hetim për transferimet e futbollistëve, mes tyre Juventus dhe Napoli

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ “Ujqërit e Dëborës” kërkojnë përmbysjen ndaj Kukësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MESSI I THOTË TROÇ BARÇËS: Transfero këtë SUPER lojtar për të FITUAR CHAMPIONSIN

Isa.Autor

Leave a Comment