Futboll Ligue 1 Sport

PSG ZGJOHET MË NË FUND/ “Kupa e Francës”: Fitore me vuajtje, siguron kualifikimin në çerekfinale

Paris Saint-Germain ka fituar 3-0 ndaj Villefranche, ekip që mban vendin e 13-të në kategorinë e tretë të futbollit francez, por ka vuajtur shumë për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Francës.

Mungesa e Neymar po ndihet më shumë se duhet te një ekip që është i mbushur me yje. Kjo fitore e vuajtur, në fakt, ka ardhur pas humbjes së pësuar kundër Lyon në javën e fundit të kampionatit, e para për ekipin e Tuchel në këtë sezon të Ligue 1.

Ndoshta, fakti që ndeshja është luajtur në fushën e Lyon (stadiumi i Villefranche nuk përmbushte kushtet), aty ku “Les Parisien” u mundën 2-1 tri ditë më parë, mund të ketë ndikuar psikologjikisht te kampionët në fuqi të Francës, të cilët kanë patur nevojë për kohën shtesë për të siguruar kualifikimin.

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 102-të të takimit dhe është shënuar nga Julian Draxler, i cili ka dërguar topin në rrjetë me vështirësi pas një pasimi nga Edinson Cavani. Në të 11-3ën ka ardhur edhe goli i dytë, i realizuar nga sulmuesi 19-vjeçar Moussa Diaby pas një asisti të Mbappe, me këtë të fundit që ka qenë protagonist edhe në minutën e 119-të, duke shërbyer Cavani-n për golin e tretë.

Kjo ka qenë ndeshja e parë në të cilën PSG nuk ka arritur të shënojë një gol brenda 90 minutave në 33 takimet e luajtura nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Related posts

“AI MU PËRGJIGJ…”/ Maldini zbulon mesazhet që ka shkëmbyer me Mourinho

F.autor

SAMPDORIA-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren e radhës në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Bayern Munich përgatit ofertën për talentin. Paratë vijnë nga shitja e Thiago Alcantara

Delo.autor

Leave a Comment