Futboll Seria A Sport

A DO TA MBAJË DOT? Neymar zbulon premtimin e madh, që i ka bërë Buffonit

Jam duke bërë trajtime speciale për të përshpejtuar procesin e riaftësimit. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Mezi po pres që të kthehem dhe të bëj atë që dua më shumë në botë; të luaj futboll”. Kështu shprehet Neymar, në një intervistë të transmetuar në kanalin YouTube.

Jashtë fushave të lojës, që nga 23 janari, për shkak të një dëmtimi në shputën e këmbës së djathtë, sulmuesi brazilian është sy e veshë nga çerekfinalet e Champions-it. Në fakt, të tijtë kanë për të luajtur edhe duelin e kthimit të raundit të dytë të këtij kompeticioni, ndaj Manchester United.

Sidoqoftë, transferimi rekord botëror në futboll (222 milionë euro) mendon se PSG e ka hipotekuar raundin e ardhshëm, pas triumfit 2-0 në “Old Trafford”. Ish-lojtari i Barçës nuk harron edhe kampionatin: “Njerëzit mendojnë se është e lehtë për të luajtur në Francë, por ka lojtarë të mëdhenj në aspektin fizik dhe nuk është kollaj të gjesh hapësira”.

Duke këmbëngulur se është i lumtur në Paris, Neymar nuk i ka krysyer lavdet në adresë të portierit Gianluigi Buffon: “Jam krenar që e ndaj dhomën e zhveshjes me Buffon. I kam premtuar atij: do të bëjmë çdo gjë për ta ndihmuar, që të fitojë Ligën e Kampionëve. Kur u dëmtova më dërgoi një mesazh, duke më thënë: Kthehu shpejt, kam nevojë për ty! Unë jam tifoz i madh i Gigi”.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Arjen Robben i rikthehet futbollit, firmos me ekipin e shtëpisë

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Bilanc tragjik, ja sa është numri i viktimave nga rrëzimi i helikopterit të pronarit të Leicester City (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Igli Tare nuk ndalet, Lazio pranë nënshkrimit me BRAHIMIN

Isa.Autor

Leave a Comment