Futboll Seria A Sport

PRITET ATMOSFERË “SPORTIVE”/ Ibra shkon në Sanremo me partneren e sulmuesit të Juventusit

Festivali i sivjetshëm i Sanremos pritet që të ketë një atmosferë vërtet “sportive”.Ibra Zlatan

Spektakli i këngës italiane, i cili do të vihet në skenë mes datave 2 dhe 6 mars, do të ketë si të ftuar VIP sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviçin, në të gjitha netët e tij (me përjashtim të datës 3, kur kuqezinjtë të jenë të impenjuar me Udinezen në kampionat).

Por, në orët e fundit po qarkullon lajmi se prezantuesja speciale e Sanremos pritet të jetë Aliçe Kampelo, bashkëshortja e Alvaro Moratës. Bukuroshja italiane është e përzgjedhura e moderatorit Amadeus, i cili kujtojmë se në sezonin e kaluar, pati përkrah një tjetër “juventine” për një natë, Xheorxhina Rodrigezin, të fejuarën spanjolle të yllit portugez, Kristiano Ronaldo.

Related posts

Leo Messi, 10 sezone me radhë mbi 30 gola

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-3

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës arrin akordin me mesfushorin e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment