Futboll Sport

MUNGON MESSI/ Ja formacioni i blerjeve më të shtrenjta në historinë e “El Clasico” (FOTO)

La Masía” dhe “La Fábrica” janë dy prej akademive më produktive të futbollit në botë. Pavarësisht këtij fakti, Barcelona dhe Real Madridi nuk janë kursyer asnjëherë në merkato, për t’i plotësuar nevojat me futbollistë të huaj, shumica prej tyre yje. Pra, kanë shpenzuar shumë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për blerje të shtrenjta, të cilat janë “sistemuar” në një top-formacion në bazë të çmimit të tyre. Ky top-formacion përfshin lojtarë të të dyja skuadrave dhe është hartuar nga gazeta spanjolle “AS”.

Kjo ndodh në vigjilje të “El Clasico” së mbrëmjes së sotme, në orën 21:00, në “Camp Nou”, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Courtois; Alves, Pepe, Lenglet, Coentrao; James, Zidane, Coutinho; Dembélé, Cristiano Ronaldo dhe Bale e përbëjnë këtë formacion, me blerjet më të shtrenjta deri më tani (nuk llogariten lojtarët e siguruar për në verë, sikurse është De Jong te Barcelona, fjala vjen).

Mbrojtja (bashkë me portën) përbëhet nga Courtois, Alves, Lenglet, Pepe dhe Coentrao. Ata nuk e tejkalojnë shumën e 35 milionë euro. Krejt ndryshe janë vlerat që vijnë nga mesfusha me Coutinho (130 milionë), James (80 milionë) dhe Zidane (72 milionë). Mes gjithë mesfushës ofensive, spikat Zidane, që ndonëse ishte blerje e realizuar 15 vite më parë nga Juventusi, ai vazhdon të jetë pjesë e formacionit të blerjeve më të shtrenjta të “El Clasico”.

Reparti ofensiv është më i kushtueshmi, duke e tejkaluar shifrën e 300 milionë eurove. Dembélé ka kushtuar 115 milionë euro; Cristiano Ronaldo 96 milionë; Bale 101 milionë. Disa prej lojtarëve të këtij formacioni, si Courtois, Coutinho, Dembélé dhe Lenglet duhet ende të bëjnë historinë e tyre në “El Clasico”, ndërkohë që CR7 është larguar që verën e kaluar nga kjo përballje.

 

Related posts

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Delo.autor

PAS TËRMETIT SHKATËRRUES/ Rikthehet Kategoria Superiore, dilema për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

Valentino Rossi optimist: Franca, pistë ideale për Yamaha…

Sadik.Autor

Leave a Comment