Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Plas GALLATA me Modric, ja FOTO sa 1000 fjalë

Barcelona arriti një fitore të bujshme në El Clasico të mërkurën, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Mbretit, ndërkohë që në rezultatin 3-0 mungoi goli nga Leo Messi, i cili u mjaftua me një asist, ndoshta duke ruajtur energjitë për fundjavën, sepse luhet sërish El Clasico, këtë radhë për kampionat.

Në një foto që përmbledh më së miri përballjen e së mërkurës, Modric thuajse ia grisi fanellën “Pleshtit” në pjesën e dytë, duke e ndalur me faull, në pamundësi për ta frenuar ndryshe.

Natyrisht, një foto e tillë u bë me shpejtësi “hit” në rrjetet sociale dhe plasi ironia me mesfushorin kroat, i cili nga adhuruesit e Messit dhe Ronaldos akuzohet se nuk e meritonte Topin e Artë 2018, duke ia “vjedhur” njërit prej dy “hyjnive” të futbollit aktual.

“Edhe Modric e di se fanella e Messit është më e çmuar se Topi i Artë”, shkruan dikush në Twitter, ndërsa batutat e hidhura nuk kanë fund.

“Kaq afër i shkon më të mirit Luka Modric”, “Modric duke u munduar të marrë edhe 5 Topa të Artë”, “Modric i kërkon fanellën pa mbaruar ndeshja Messit”, “Modric duke mbrojtur Topin e Artë, por i pesti në renditje është i papërballueshëm për të”, janë disa nga batutat në Twitter, në pritje të duelit të radhës, në fundjavë.

Related posts

Kukësi do Bathën, Partizani kundërpërgjigjet me Koliçin. Në verë pritet akordi

Sadik.Autor

NGA TENISTJA PENG TEK ÇIFTI WANDA-ICARDI/ Skandalet rozë që tronditën futbollin përgjatë 2021

Delo.autor

DËSHTON MARRËVESHJA MES PALËVE/ Armando Broja nuk do të huazohet te Ipsuiç

F.autor

Leave a Comment