Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Trajneri Mema: E nesërmja do tregojë gjithçka, nuk kemi…

Trajneri i Tiranës Ardian Mema ka dalën në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit me Partizanin që do të luhet ditën e nesërme.

Si mund ta thyej Tirana mallkimin 5 vjeçar në derbi?

“Ndeshjet derbi kanë specifikën e tyre. Është fakt që Tirana nuk fiton prej pesë vitesh me Partizanin, ndoshta mund të ketë ardhur dita për ta thyer. Ky është futbolli dhe i pranon të 3 rezultatet. Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do jetë ndeshje shumë e fortë. Në fund do fitojë ekipi që gabon më pak. Mund të bëjnë diferencën edhe individët gjatë lojës. Shpresojmë të bëjmë sa më pak gabime. Këtë kemi biseduar gjatë javës.

Ekipi është në një moment të mirë dhe kjo i bën mirë ekipit për nesër. Jam munduar ta mbaj ekipin larg presionit skuadrën, që derbi ta sjell gjithsesi. E nesërmja do tregojë gjithçka. Nuk kemi pasur asnjë lloj problemi. Kemi punuar të qetë dhe po e presim të qetë derbin. E kam thënë vazhdimisht që Tirana duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një. Kuptohet që derbi ka specifikën e vet, por Tiranës më së shumti i duhen pikët se sa presioni”.

Mendoni se mund t’i bëni dhuratë Kukësit në këtë përballje?

E kam thënë pas ndeshjes me ta, që ndoshta mund tu bëjmë një dhuratë Kukësit, sikurse ia bëmë Partizanit. Ne kemi hallet tona, le të themi. Duhet ta shohim ndeshjen për pikët, që i kemi shumë të nevojshme. Kjo është ajo që do na udhëheqë ne, jo se kujt po i bëjmë nder.

Kë skuadër shikoni favorite në derbi?

Po të nisesh nga renditja është Partizani favorit. Por favorit do jetë ai ekip që thashë më sipër: ai që do gabojë më pak dhe do të jetë më i përqendruar. Unë gjithë kohën kam punuar me skuadrën dhe t’ia lëmë fushës se kush do të jetë favoriti. Sa i takon klasifikimit, dihet. Ata janë në vend të parë dhe me meritë janë aty ku janë.

Si do ta ndërtojë Mema këtë derbi?

Kur përgatit një ndeshje, e para, ke fizionominë tënde si ekip. Pastaj do bësh dhe përshtatje, për të bërë lëvizjet dhe manovrat e duhura. Shpesherë na ndodh që ne e përgatisim ekipin në varësi të kundërshtarëve, për t’iu përgjigjur pikave të forta dhe avantazheve dhe disavantazheve që ka loja.

Do ketë ndryshime në formacion?

Nuk do të ketë ndryshime. Pak a shumë do të jetë i njëjti formacion që do të zbresë në fushë. Në vetvete jam ai lloj trajneri që fus në lojë lojtarët që janë më në formë dhe që janë përshtatur më së miri me grupin. Kështu, ndeshjen e nesërme do të jetë pak a shumë i njëjti formacion.

TIFOZËT

“Tifozët e Tiranës do të jenë përkrahës të ekipit dhe nuk kanë pse merren me kundërshtarët. Gjithashtu dhe tifozët kundërshtarë nuk kanë pse merren me tifozët tanë. Do të jetë një ndeshje “fair-play” edhe për tifozeritë, pavarësisht historisë. Lojtarët do të jenë ato që do të gëzojnë tifozeritë përkatëse. Shpresoj që lojtarët tanë t’i gëzojnë tifozët”

NDRYSHIMI NGA DERBI I FUNDIT

“Bëmë gabime në ndeshjen e kaluar dhe e pësuam. Janë korrigjuar disi dhe ekipi nuk po bën aq gabime sa ka bërë në fillim. Jemi më të qetë dhe lojtarët janë më të përqendruar dhe i kanë minimizuar gabimet. Kjo na ka dhënë krahë dhe na ka bërë të fitojmë ndeshjet e forta.”

Related posts

Houston dhe Golden State finalistët për titull në Perëndim

Sadik.Autor

Më shumë se 50 ndeshje në Champions, ja arbitri që drejton Barcelona-Chelsea

Q.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Askush si Interi i titullit, ja të gjithë numrat rekord të kampionatit…

Delo.autor

Leave a Comment