Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Ylli i La Ligas dhe ai i Ligue 1 duan Milanin, ja emrat

Milan-i i Gennaro Gattuso-s është aktualisht në vendin e katërt të renditjes me 45 pikë, vetëm dy larg të tretit, që mbahet nga kushërinjtë e Inter-it.

Nëse  do të ruajnë këtë ecuri, kuqezinjtë do të ktheheshin në Champions League sezonin e ardhshëm dhe, për rrjedhojë, do të kishin një buxhet më të madh për merkaton e verës.

Gjithashtu, një rikthim në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube do ta bënte “Djallin” akoma më tërheqës për shumë kampionë.

Sipas “La Repubblica”, Radamel Falcao, sulmuesi i Monaco, dhe Gareth Bale, ylli i Real Madrid, janë të interesuar për një transferim te Milani këtë verë.

Për sa i takon kolumbianit, 33 vitet e tij mund të jenë një problem për një Milan që synon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe të re. Pavarësisht nga kjo, menaxheri i Falcao, Jorge Mendes, është takuar tashmë me drejtuesit e kuqezinjve.

Related posts

Rami tregon të vërtetën: Kot thonë që luan Edinson Cavani

Isa.Autor

Tifozët “kurorzojnë” Salah/ Egjiptiani zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Sadik.Autor

Juventus-Milan/ Superkupa e Italisë luhet në janar 2019, larg kontinetit Europian

Sadik.Autor

Leave a Comment