Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Ish-trajneri i Real Madridit: Kroos është i ngadaltë si një…

Bernd Schuster nuk ka kursyer asnjë pas humbjes të pësuar nga Real Madrid kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Madrilenët kanë rënë në shtëpi dhe tifozët kanë kritikuar trajnerin Solari për faktin se ka lënë jashtë skuadrës lojtarë si Marcelo dhe Isco në një sfidë që rrezikon të jetë vendimtare për sezonin, duke parë vështirësitë e “Los Blancos” në kampionat dhe fitoren aspak bindëse të marrë në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Ajax-it në Champions League.

Sipas ish-trajnerit të madrilenëve faji më i madh duhet t’i jepet atyre që ishin në fushën e lojës: nga mbrojtësit që nuk duken më të njëjtët, te mesfushorët e ngadaltë dhe sulmuesit e zhdukur.

“Real ka humbur golat, ka humbur golashënuesin më të mirë të historisë së tij në këtë sezon”, ka thënë Schuster për “Onda Cero” duke iu referuar shitjes së Ronaldo-s. Megjithatë, problemet e “Los Blancos” nuk janë vetëm në sulm. “Skuadra ka vështirësi në mesfushë dhe nuk ka arritur të fitojë as me Girona-n. Në këtë moment Kroos është i ngadaltë si një traktor”.

Ish-trajneri i Real ka sulmuar edhe mbrojtësit: “Varane është një hije e lojtarit të mëparshëm, është gjithmonë në pozicionin e gabuar. Carvajal? Arbeloa ishte shumë më i mirë se ai”.

Fjalë të ashpra pas një humbje që duket se ka shuar shpresat e Real për të fituar një trofe në këtë sezon, me përjashtim të një tjetër mrekullie në Champions.

Related posts

ÇËSHTJA “SUPER LEAGUE”/ De Laurentiis sulmon Perez: Mendon se është mbret. Ja ku ka gabuar

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari, Andi Ribaj kalon në avantazh vlonjatët

Delo.autor

DOMINOJNË DY KRYESUESIT PËR TITULL/ Ekipi më i mirë i vitit në Premier krijon debate, ja arsyet befasuese

Delo.autor

Leave a Comment