Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ AJAXIT/ Solari: Shpresoj që nesër ekipi të luajë me seriozitet, nuk mendoj se…

Trajneri i Real Madrid Santiago Solari pretendon se do të inkurajojë ekipin e tij të prodhojë një paraqitje të ngjashme me atë ndaj Atletico Madrid edhe në ndeshjen me Ajax.

Los Blancos do të ndeshen me holandezët të mërkurën në mbrëmje për 1/8-at të Champions League.

“Shpresoj që nesër ekipi të luajë me seriozitetin që shfaqi tri ditë më parë dhe këtë do të mundohem t’u them edhe lojtarëve,” shprehet Solari për gazetarët.

“Nuk mendoj se Ajax po kalon një periudhë të keqe teksa po luan një sezon të mirë dhe ka lojtarë me potencial.”

Sergio Ramos do të luajë ndeshjen e 600-të si mbrojtësi i Real Madrid dhe Solari i ka thurur elozhe kapitenit.

“Ai ka një karakter të mrekullueshëm dhe është tepër konkurrues, prandaj ka luajtur aq shumë ndeshje. Shpresoj që të luajë sa më shumë ndeshje të tjera.”

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I TOTTENHAM/ Conte bën një premtim, lojtarët të “rrëmbyer” nga diskutimi i italianit

Delo.autor

SFIDA NDAJ AZERBAJXHANIT PËR “KATAR 2022″Trajneri i Portugalisë: Ronaldo? Nëse doni këshilla për të ardhmen…

Delo.autor

SFIDA NDAJ WEST HAM/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Ozil

Isa.Autor

Leave a Comment