Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Gattuso: Duam Championsin, unë fitoj më shumë se…

Lufta për një vend në Champions League ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe Milani duhet të rimarrë vendin e katërt në renditje në ndeshjen që do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Cagliarit: “Skuadra është pjekur, sepse të gjithë sakrifikohen, – ka shpjeguar Gattuso në konferencë për shtyp, – por duhet të jemi pjesë e ekipeve që luftojnë për Championsin deri në fund. Kundër Cagliarit do të jetë e vështirë”.

– Milan ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit nga dhjetori, por sulmi ka vështirësi…

“Nuk është një problem psikologjik, është çështje karakteristikash. Duhet të luajmë më mirë teknikisht dhe të mbushim zonën e rreptësisë. Shumë herë ka dembelizëm”.

– Si e shikon garën për një vend në Champions?

“Prej shtatë-tetë vitesh Milan shfryhet në pranverë. Duhet të ruajmë përqendrimin deri në fund dhe të jemi në garë në fundin e sezonit. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë”.

– Cili është Milan-i ideal i Gattusos?

“Nuk e di, mendoj se mund të bëhet diçka ndryshe. Po mendojmë në lidhje me këtë, por nuk është e thënë se do të luajmë gjithmonë në të njëjtën mënyrë deri në fund”.

– Si po shkojnë negociatat për rinovimin e kontratës?

“Jam i kënaqur me kontratën dhe falënderoj klubin për besimin që më ka dhënë. Nuk dua të flas për kontratën, sepse në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Jam i ri dhe duhet të punoj akoma shumë. Më pëlqen, e bëjë këtë punë me   profesionalizëm. Ndoshta fitoj më shumë se duhet, edhe pse i vlerësoj fjalët e presidentit Scaroni”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH? Paul Pogba thërritet në Parlamentin e Britanisë së Madhe për të dhënë dëshmi

F.autor

LIVE/ Napoli-Inter, Ruiz shënon golin e katërt për vendasit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Danimarkë-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment