Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ROMËS/ Gattuso: Duhet të bëjmë kujdes, kemi lojtarë të tjerë që…

Milan-i i Gennaro Gattuso-s do të luajë në transfertë kundër Roma-s këtë të diel dhe objektivi i kuqezinjve është t’i japin vazhdimësi momentit pozitiv, veçanërisht pas fitores së rëndësishme të marrë në Kupën e Italisë kundër Napoli-t. Ajo kundër verdhekuqve do të jetë një sfidë për Champions-in, duke parë se milanezët mbajnë vendin e katërt me vetëm një pikë avantazh ndaj skuadrës së Di Francesco-s.

“Humbja 7-1 e Roma-s në Kupën e Italisë? Është një kompeticion që ndryshon nga kampionati, skuadrat që u kualifikuan e merituan. Roma nuk po kalon një moment të mirë, por ka lojtarë shumë cilësorë. Ata janë në  vështirësi, por kjo nuk do të thotë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të bëjmë kujdes”, ka thënë Gattuso në konferencë për shtyp.

“Jemi më të fortë pas merkato? Sigurisht. Kemi lojtarë të tjerë që do të kthehen, si Biglia, Zapata dhe Caldara. Piatek? Duhet të ruajë instinktin që ka dhe të shfrytëzojë karakteristikat e tij në sulm”.

“Bakayoko? Nuk mund të bëjmë pa të, nëse do të krijohet mundësia, duhet ta mbajmë këtu. Po tregon se nuk i mungon asgjë, por unë nuk merrem me merkaton, nuk mbaj llogaritë e klubit. Di vetëm se ai na jep shumë dhe mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm për ne për shumë vite”.

Related posts

DERBI EDHE NË MERKATO/ MILANI dhe INTERI “përplasin brirët” për një “numër 10” (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ 197 ditë pa humbje, ja si Milani po përgatit titullin

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Veseli në vend të Ismajlit, Reja ka dy dilema për ndeshjen me Bjellorusinë

Delo.autor

Leave a Comment