Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Griezmann paralajmëron: Ka fytyra të reja në ekip, ja dy pikat e forta

Juventusi udhëton në Spanjë për t’u përballur me Atletico Madrid në Champions League të mërkurën. Duke folur përfaqen zyrtare të UEFA-s, Antoine Griezmann bëri një paralajmërim për Juventusin:

“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur tashmë në finalet më të rëndësishme në kompeticion në Europë. Si  Europa League dhe Kupa e Botës. Ne jemi tashmë më të sigurt kur përpara kemi ndeshje të rëndësishme dhe mendoj se mund të japim më të mirën nga vetja në këto raste. Ka fytyra të reja në ekip, por baza është gjithmonë e njëjtë dhe kjo do të na ndihmojë të shkojmë larg.

“Për momentin unë e konsideroj veten pjesë thelbësore të këtij projekti dhe kjo më ndihmoi të vendos, përveç faktit që unë kam mbështetjen e plotë të trajnerit, klubit dhe shokëve të ekipit tim”, tha sulmuesi francez.

Griezmann theksoi se në fillim kishte vështirësi të përshtatet me stilin e lojës së Diego Simeone, i cili kërkon që sulmuesit të tërhiqen prapa për ta marrë topin, por tani tha se ndihet mirë dhe ka më shumë besim me topin në këmbë.

Related posts

Klopp: Chamberlain më pëlqen, por mund të përmirësohet shumë

Q.Autor

VIDEO/ Manchester United në epërsi ndaj Everton, Martial autor i golit

Q.Autor

U LARGUA SI DËSHTIM NGA MILANI/ Sot është golashënuesi më i mirë në ANGLI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment