Futboll Sport

NEYMAR “SHPËRTHEN” NGA FITORJA/ I feston si ULTRAS golat e PSG-së ndaj Manchester Unitedit (FOTO+VIDEO))

Neymar mund ta ketë humbur fizikisht deshjen (fitoren) e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, të martën në mbrëmje, por shpirtërisht dhe emocionalisht e ka shijuar në maksimum. Kuptohet, përmes ekranit të televizorit, para të cilit është shndërruar në një ultras të vërtetë.

Ylli i PSG-së, 27 vjeç, u filmua duke shikuar ndeshjen në TV dhe shpërtheu në delir në momentin e golave të Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.

Pavarësisht lëndimit të tij në shputën e këmbës, çka e ka lënë jashtë fushave të blerta për disa kohë, Neymar shihet duke u hedhur përpjetë në dhomën e tij, duke u përqafuar me miqtë. Pra, braziliani e ka “luajtur” në mënyrën e tij ndeshjen ndaj Manchester United dhe e ka shijuar si tifoz i thekur fitoren 2-0.

Ai ishte paksa i kujdesshëm për këmbën, teksa kërcente nga divani, i ekzaltuar nga fitorja e skuadrës së tij, ndërsa videoja e festimeve është shpërndarë nga OTRO.com. Në të përfshihet edhe një sekuencë, kur Neymar shfaqet duke fërkuar me krem këmbën e tij të dëmtuar.

Kur Mbappe e kaloi PSG-në në epërsi të dyfishtë, Neymar feston me mënyrën karakteristike të talentit francez, duke kryqëzuar dy duart përpara, në gjoks.

Kujtojmë se transferimi rekord botëror në futboll (222 milionë euro) u dëmtua në një sfidë të “Coupe de France”, kundër Strasburgut, muajin e kaluar.

OTRO: Neymar Celebrates PSG Win

Even when he’s not on the pitch, Neymar Jr. is with his team every, step, of, the, way. Watch the full episode, exclusively on at OTRO.com #OurOtherClub

Gepostet von Otro am Mittwoch, 13. Februar 2019

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo vendos ultimatum për Juventusin, largohet nëse…

Delo.autor

NDËRHYRJE E RREZIKSHME/ Mesfushori i Inter-it godet me takë në fytyrë kundërshtarin, arbitri i habit të gjithë me vendimin (VIDEO)

Delo.autor

ZHGËNJEN Verstappen: E shoh veten pranë fundit, kam projekte të tjera

F.autor

Leave a Comment