Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT ICARDIT/ Moratti godet Interin me deklaratat e tij

Kur ndodhin gjëra shumë të rëndësishme tek Interi, për mirë apo për keq, është i pashmangshëm komenti i ish-presidentit legjendar Massimo Moratti, i kërkuar me ngulm nga gazetarët.

Në një moment krize të thellë mes Interit dhe sulmuesit Mauro Icardi, Moratti del në mbrojtje të argjentinasit: “A kam nostalgji dhe keqardhje për emra si Bergomi e Zanetti? Edhe Icardi ka qenë kapiten i shkëlqyer, ka luajtur gjithnjë me entuziazëm, seriozitet dhe profesionalizëm, nuk kam asgjë për të thënë”.

Më pas, një shigjetim për klubin: “Është faji im, është faji i saj, është faji yt, është bërë gjithçka publike, është nxjerrë çdo sekret dhe kjo nuk është diçka e bukur”.

Për SportMediaset, Moratti vijoi: “Më duket një diçka pa vlerë, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë në mes të sezonit, kur nuk ke më mundësi ta shesësh lojtarin dhe me objektiva madhore për të arritur. Nuk e di çfarë avantazhi mund të sjellë një situatë e tillë, ku lojtari largohet nga klubi dhe klubi largohet nga lojtari”.

Ish-presidenti zikaltër nuk pranon të japë këshilla: “Çfarë do bëja unë? Nuk jam në brendësi të historisë, ndaj nuk mund t’i kuptoj arsyet të cilat kanë çuar te ky vendim. Duhet të ketë arsye, strategji të brendshme, në të cilat nuk mund të fut hundët”.

Related posts

Pritjet mbinjerëzore të 5 portierëve, që ju lënë pa frymë (VIDEO)

Q.Autor

TËRBOHET REALI/ Benzema shënon një tjetër gol të SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Interi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Lazios

Sadik.Autor

Leave a Comment