“Trekëndëshi” Vanda-Ikardi-Maksi Lopez, vazhdon të prodhoj lajme dhe deklarata të tjera interesante të jetës së tyre të “trazuar” dhe të zhurmshme mediatikisht. Këtë herë është i “tradhëtuari” Maksi Lopez që në një intervistë me gazetarin Fernando Niembro ka rrëfyer se si Vanda donte të bëhej menaxherja e tij.
“Vanda ka dashur të bëhet menaxherja ime. Ka shumë gra të afta për këtë punë, por nuk duhet ngatërruar profesioni me familjen, duhen mbajtur larg njëra-tjetrës. Duke parë se si kanë shkuar gjërat mes të gjitha zgjedhjeve të gabuara që kam bërë kjo ishte një zgjedhje e drejtë”, ka thënë Maksi Lopez.
